• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arben Ristani: PD nuk është më një parti që respekton statutin, drejtimi i Bashës është autokratik

22 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i grupimit “Për PD-në”, Arben Ristani ditën e djeshme në një intervistë televizive u shpreh se Partia Demokratike nuk është më një parti që zbaton statutin kështu që nuk mund të çojë në zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Ai tha se kreu i PD Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi e ka çuar partinë vetëm në humbje. Ristani u shpreh se kryeministri Edi Rama po mundohet ta mbajë Bashën nën drejtimin e partisë pasi kështu mund të fitojë ndaj tij. Sipas Ristanit, për Bashën më e mira do të ishte të kishte dhënë dorëheqjen dhe të futej në garë për zgjedhjet e 13 qershorit si i barabartë me të tjerët.

“PD nuk është më një parti me rregulla demokratike me zbatim të statutit dhe sigurisht që nuk pret që në drejtimin e këtij autokrati do të ketë zgjedhje të drejta dhe të barabarta. Duhet të kishte pasur burrërinë të jepte dorëheqjen e pakthyeshme sepse e ka çuar PD nga humbja në humbje. Nga ajo që kanë parë të gjithë Rama është në gjendje ta rrahë në mëngjes, drekë, darkë dhe ndërkohë po përpiqet ta mbrojë dhe ta mbajë në krye të PD. Më e mira do të ishte të jepte dorëheqjen e parevokueshme, një gjysmë e mirë do të ishte të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte futur në garë si i barabartë, për të mbajtur një standard që vuri në 2017, ku të paktën bëri një ngrirje”, tha Ristani.

Edhe më herët Ristani ka mbajtur një qëndrim kundër lidershipit të Bashës. Ai është shprehur se Basha shfaqet si një lider perëndimor por nuk e jep dorëheqjen për të reformuar partinë. Sipas tij beteja e demokratëve do të vazhdojë por do të jetë vështirë me Bashën në krye.

“Basha shfaqet si lider perëndimor, por nuk jep dorëheqje që t’i hapë rrugë partisë, kjo nuk është më Partia Demokratike. Basha ka humbur të gjitha betejat elektorale deri tani, beteja e demokratëve do vazhdojë, por vështirë me Bashën kryetar”, ka thënë Ristani.

Kujtojmë se në 16 maj në mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar u vendos që më 13 qershor demokratët do të votojnë për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pati akuza të forta nga kritikët e Bashës të cilët kërkuan dorëheqjen e tij me arsyetimin se situata brenda Partisë Demokratike është shumë keq pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.

Paraardhëse

Eksperti amerikan: Padia e Berishës ndaj Blinken e pamundur, gjykata franceze nuk ka kompetenca mbi këtë çështje

Pasardhëse

Zgjedhjet në PD, regjistrohen Basha dhe 3 emra të tjerë, Edit’h Harxhi i kërkon ndihmë Berishës

Pasardhëse

Zgjedhjet në PD, regjistrohen Basha dhe 3 emra të tjerë, Edit’h Harxhi i kërkon ndihmë Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.