• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sali Berisha fundoset nga SHBA, Kreshnik Spahiu paralajmëron zhvillime të bujshme në skenën politike: Ja pse u publikua sot vendimi i DASH

19 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
339
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA. Spahiu i ka dërguar një mesazh të fortë kreut të PD, Lulzim Basha. “Zoti Basha largoje Berishën, sepse sot filloi beteja jote, ose në të kundërt e ke ti rradhën pas tij”, shkruan Spahiu.

Postimi i plotë i Spahiut:

“Zoti Basha largoje Berishën, sepse sot filloi beteja jote, ose në të kundërt e ke ti rradhën pas tij.

Nga Kreshnik Spahiu

Vendimi për të shpallur Non-Grata Sali Berishën nuk ishte aspak diçka e re por një vendim i marrë prej shumë kohësh.

Sali Berisha ka shumë kohë i izoluar dhe i bojkotuar nga SHBA. Vetëm ata që s’kuptojnë asgjë nga politika, s’donin ta besonin që Amerika ja kishte prerë biletën dhe kjo qe një nga arsyet që mbeti PD në opozitë.

Sot SHBA thjesht bëri publik në media vendimin e përgatitur prej vitesh.

Shqipëria sot është e ndarë gjysma në zi, dhe gjysma në fest.

Gjysma e parë habitet dhe justifikohet: “që Berisha është burrë shteti sepse vetëm ai shkoi, në Shtëpi të Bardhë apo vetëm ai ka pritur Presidentin Bush në Tiranë.”

Gjysma tjetër e konsiederojnë fillimin e luftës kundër korrupsionit.

Disa njerëz e kanë të vështirë ta besojnë dhe e konsiderojnë Sali Berishën hero të demokracisë.

Disa demokratë e kanë të vështirë ta besojnë që sistemet demokratike, mund arrestojnë edhe herojntë.

Kancelari Helmut Kohl ishte hero i bashkimit dy Gjermanive, dhe bashkimit shteteve europiane por kjo nuk mund ta imunizonte nga korrupsioni dhe shteti juridik.

Ai mbeti hero për një pjesë të historisë, por abuzues me ligjin dhe fondet për një periudh tjetër.

Sali Berisha mund ketë shtruar rrugë, ura, tunele por kjo nuk mjafton për të fshirë pjesën tjetër të errët në vepromtarinë e tij.

Por lind pyetja pse SHBA e shpalli sot dhe jo më parë:

– sepse ata e paralajmëruan disa herë të mos bëhej pengesë e projekteve amerikane por ai nuk hoqi dorë.

– sepse amerikanët shpresuan 8 vite që ai ishte tërhequr nga kryetar de fakto i PD por ai realisht nuk hoqi asnjëherë dorë nga drejtimi dhe kontrrolli vendimarrjes së asaj partie.

– sepse në rritje Sali Berisha ishte shndëruar në frymëzim i rrymave anti-amerikane në shoqërinë më pro amerikanë në Europë dhe po krijonte një fluks anti-amerikan

– sepse prej dy vjetësh ambasadorja amerikane Yuri Kim e kishte bojkotuar dhe refuzonte ta takonte së bashku me gjithë ambasadorët e BE

– sepse listën e deputetve të PD e bëri sërish Berisha dhe jo Basha

– sepse ai mund të mbështeste Ilir Metën, dhe krijonte destabilitet me protesta për të ta penguar shkarkimin

– sepse ndikimi mediatik dhe propagandistik i Berishës ishte në 80% mediave madje më i madhse kur ai ishte kryeministër dhe po krijohej çdo dit? propagand anti-amerikane.

– sepse ai me influencën politike ishte shndëruar në pengesë të hapjes elitave pokitike dhe opozitës

– sepse djegia e mandateve dhe protestat e dhunshme, u organizuan prej tij dhe jo nga Lulzim Basha

– sepse në informacionet e tyre, ndikimi rus ësht? rritur tek opozita dhe disponojnë fakte për këtë gjë.

– sepse ai mbeti i njëjti Sali Berishë recidiv në konfliktet dhe mardhëniet me SHBA, duke u rikthyer në avazin e vjetër 1996 kur refuzoi zv/sekretarin e shtetit Thimy Ëorth në takim dhe nuk lejoi në kufi kongresmenët amerikan.

– sepse zyra e blogjeve në PD në mënyrë të organizuar prej vitesh hedhin mesazhe pafund anti-amerikane në komente dhe rrjete sociale.

– sepse Berisha sapo vuri sërish në menaxhim zgjedhjet e reja në PD duke mos lejuar as zgjedhje dhe as garë.

– sepse Berisha ishte shndëruar në frikë për çdo demokrat dhe nuk guxonin t’ja përmendnin emrin, madje as kritikët nuk guxonin por merreshin vet?m me Bashën.

– sepse Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan pa asnjë peshk të madh të ndëshkuar.

Fundja ky ishte mesazhi i qartë për Lulzim Bashën, i cili ka 8 vjet që dështon dhe nuk pranon të shkëputet nga Berisha.

Sot SHBA i dhuroi kauzën me të cilën ai mund të vij në pushtet.

Largimi Berishës nuk është forcim për Edi Ramën, por fundi i një cikli politik të një kaste që e ka mbyllur karrierën.

Rradha filloi me Berishën, por ai s’do mbetet vetëm…..

Lulzim Basha sot duhet filloj betejën kundër tij, sepse kjo kauzë ose e sjell në pushtet, ose e fut në rradhë pas Saliut.

Ahhh mos harro Lulzim që dosjet dhe trasaksionet nga Rusia, amrikanët nuk i publikojnë sot, por në kohën dhe vendin e duhur, prandaj mendoje mirë: Do e fillosh sot betejën drejt fitores apo jo?”, ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

Lefter Maliqi merr në mbrojtje Sali Berishën dhe befason me atë çfarë thotë: Qesh mirë kush qesh i fundit

Pasardhëse

“Ky është lajmi i mirë sot” SHBA e futi në listën e të padëshiruarve, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për Sali Berishën

Pasardhëse

“Ky është lajmi i mirë sot” SHBA e futi në listën e të padëshiruarve, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për Sali Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.