• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Zgjedhjet nuk u humbën, u vodhën”, Edmond Spaho në krah të Bashës: Arsyeja pse nuk duhet të japë dorëheqjen

18 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ka dhënë detaje në lidhje me zgjedhjet e reja që do të zhvillohen në PD për zgjedhjet e kryetarit.

Spaho në fjalën e tij ka theksuar se zhurma që po bëhet në lidhje me këto zgjedhje është e panevojshme.

Ndër të tjera ai thekson se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen. Sipas Spahos zgjedhjet nuk u humbën por u vodhën ndaj nuk kishte arsye që kryetari i PD-së Basha të japë dorëheqjen.

“Në PD historikisht ka pasur debate, u mblodh kryesia dhe u vendos që të mbahen zgjedhjet me 13 qershor, për kryetarin e ri të PD. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i PD dolën në përfundim se zgjedhjet janë të grabitura, për rrjedhojë ne duhet që të marrim vendime të rëndësishme dhe siç e dini ju data zyrtare është në korrik. Duhet që udhëheqësja e PD duhet të ketë legjitimitet të plotë, që PD të jetë në gjendje që të vijojë qëllimin e s’ja siç duhet në lidhje me çështjet e lëna. Nëse KQZ dhe KAS nuk do të marrin vendim në favor të anulimit të zgjedhjeve apo ripërsëritjen e tyre, dhe unë jam skeptik në lidhje me këtë duke parë zhvillimet e tanishme do të detyrohemi të shkojmë në Strasburg ndaj është e rëndësishme legjitimiteti i partisë.

Gjatë gjithë verës këto janë cikle që duhet të shqyrtohen, në fund të qershorit mund të përfundojë procesi i ankimimit për të mësuar më pas dhe raportin e OSBE ODIHR. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim për këtë nuk ka dyshim, ne kemi paraqitur fakte pafund që zgjedhjet janë manipuluar, janë 10 mandate deputeti që dihet se nga e kanë origjinën e tyre nga paratë. Tenderimet, administrata shtetërore, buxheti i shtetit i përdorur në favor të zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të kemi një udhëheqje legjitime për ti shkuar në fund të gjithë këtyre çështjeve. Ne nuk po themi që duhet të jetë Basha në krye të partisë por është hapur një garë brenda partisë. Nëse do të ishin humbur zgjedhjet kryetari do të kishte dhënë dorëheqjen, por këto janë zgjedhje të vjedhura jo të humbura, ndaj nuk ka arsye që të japë dorëheqje, siç kërkojnë kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike. Me të gjithë vjedhjen që është bërë zgjedhjeve ne kemi arritur që të marrin rezultatin më të mirë.

Kandidati që ka shpallur kandidaturën nuk është ankuar për kohën në dispozicion, por thjesht ka kërkuar dorëheqjen e Bashës. Mendoj se tre javë janë më se të mjaftueshme për të bërë të mundur realizimin e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë. Ky do të jetë një proces analize, sepse të gjithë kandidatët do të shkojnë te anëtarësia dhe do të paraqesin një raport në lidhje me zgjedhjet. Nuk shikoj ndonjë problem të rëndësishëm qoftë me kohën në dispozicion apo me afrimin e datës”, ka thënë Spaho.

Paraardhëse

Si duhet të jetë lideri i ri i PD-së përtej vitit 2021? Ja si përgjigjet deputeti i Partisë Demokratike

Pasardhëse

“Kjo lojë është e manipuluar”, Ristani mesazh demokratëve, paralajmëron ditë të këqija për Partinë Demokratike

Pasardhëse

“Kjo lojë është e manipuluar”, Ristani mesazh demokratëve, paralajmëron ditë të këqija për Partinë Demokratike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.