• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“S’kanë folur asnjëherë kundër Ramës”, Salianji u përgjigjet kritikëve në PD: Dikur kanë qenë për djegien e mandateve

17 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
95
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i zgjedhur i PD-së Ervin Salianji deklaroi se PD po dëshmon se mban zgjedhje të brendshme, duke dhënë kështu shembull për partinë e tjera shqiptare.

“PD është sot parti realisht demokratike, pavarësisht se ka njerëz që abuzojnë me besimin që iu jepet. Në PS nuk bëhen të tilla debate, atje përfundon si Kokëdhima për shembull apo përfundojnë akoma më keq si kryetari i Bashkisë së Vlorës. Përgjegjës kryesor është zoti Nishani. Kur të kanë masakruar, duhet të jesh më së paku përgjegjës. Nuk mund të abuzosh për të bërë shoun tënd personal. PD-së i shërbejnë gjërat që janë konkrete. Në çdo parti nuk mbahen zgjedhje, vetëm në PD ndodh. Forumi ka debate dhe analiza. Kur shkohet tek anëtarësia, është ajo që vendos. Në situatën që jemi, secili duhet të jemi përgjegjës. “Rebelët” e sotëm kanë qenë për djegien e mandateve. Nuk ka parti në Shqipëri që të jep mundësinë që të hysh në garë. Kritikat vijnë në kohën që PD është në kohë të vështirë. Zërat kundër zhvendosin vëmendjen nga masakra zgjedhore. Kemi shembull edhe në Europë, ku prsh Tsipras humbi dhe është kreu i opozitës”, tha Salianji në emisionin “Front line”.

Ervin Salianji shtoi se kanë dalë shumë kandidatura për të qenë kryetar të PD-së, për shkak se duan që të bëhet zhurmë.

“PD-së i janë vjedhur zgjedhjet. Në PD nuk vidhet e nuk mund të vidhet vota. Fatbardh Kadilli ka drejtuar vetë zgjedhjet në PD dhe e di shumë mirë se zgjedhjet tek Partia Demokratike janë të drejta. Si do mundi Ramën dikush që është më i dobët se Basha, është pa sens kjo gjë. E gjitha është tentativë për të bërë zhurmë. Kadilli vetëm baltos PD-në dhe nuk ka kërkesë si grupim. Si ka mundësi që kanë këtë verb të ashpër ndaj Bashës dhe nuk e ka ndaj Ramës? Unë mendoj se përgjegjësia dhe pjesa e gabimeve dhe reflektimit duhet të jetë në çdo nivel. Çfarë kërkesa kanë këta zotërinj, nuk kanë kërkesë, përpos asaj që të ikë Basha. Basha po i fton që të konkurrojnë, kush të dëshirojë le të jetë përballë tij. E gjitha është kaq demokratike. Nëse Basha do tërhiqej, do tregohej lider i dobët. Vota e zgjidh, sepse kushdo mendon ndryshe”, u shpreh Salianji.

Më tej, Salianji hodhi poshtë çdo lloj mundësie për bashkëpunim me Ramën, duke thënë se të jesh me kreun e qeverisë, është njësoj sikur të bëhesh me hajdutin.

“Ka pasur zhvillime shumë pas bashkëpunimit mes Ramës dhe Bashës. Nuk ka si të ketë bashkëpunim me dikë, që të ka vjedhur. Një person që të ka hyrë e të ka vjedhur, edhe sikur ta falësh, prapë ligji nuk e fal. Nuk mund të bashkëpunosh me një njeri që vjedh”, përmbylli Salianji.

Paraardhëse

Pse u lanë me 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike? Ina Zhupa thyen heshtjen dhe zbulon detajet

Pasardhëse

Kërcimi romantik në shi, momenti epik kur Murati tenton të mbyllë fustanin e Olës (VIDEO)

Pasardhëse

Kërcimi romantik në shi, momenti epik kur Murati tenton të mbyllë fustanin e Olës (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.