• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Defender Europe 2021”, mbërrijnë në Shqipëri 267 ushtarë amerikanë

16 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

267 ushtarë të Forcave Amerikane i janë bashkuar stërvitjes më të rëndësishme ushtarake në kuadër të NATO-s, “Defender Europe 21” që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri. Ushtarët nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë u pritën në Aeroportin e Rinasit nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor, Bajram Begaj.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e konsideroi këtë një ngjarje historike.

“Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 35 milionë dollarë në Shqipëri, duke punësuar qytetarë shqiptarë si shoferë, punëtorë ndërtimi, kuzhinierë dhe në çdo profesion tjetër. Kështu që kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresojmë vazhdimin e saj në javët e ardhshme. Ne do të kemi më shumë se 6000 trupa gjithsej këtu. Kjo nuk do të ndodhë njëherësh, por janë 6000 trupa të ndryshme, që do të kalojnë nëpër Shqipëri dhe besoj se në fund të kësaj, të gjithë do të kenë provuar mikpritjen shumë të rrallë dhe të mrekullueshme të Shqipërisë, kurse udhëheqësit ushtarakë do të mund të shikojnë vlerën strategjike të bashkëpunimit dhe aleancës sonë shumë të fortë me Shqipërinë.”, tha Kim.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj u shpreh se kjo stërvitje ndodh për herë të parë në Shqipëri.

“Është një stërvitje komplekse që përfshin pjesë ajrore, detare dhe tokësore. Sot pjesa pjesë e ekipit të stërvitjes të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është dhe pjesa e ushtarakëve të mbërritur sot prej 276 personash. Kështu është një ngjarje historike jo vetëm për ushtrinë, por dhe për vendin tonë”, tha gjeneral major Begaj.

Kolonel Blake Glass, komandant i skuadrës së 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë e konsideroi një rast shumë të mirë bashkëpunimin me Forcat e Armatosura shqiptare në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

“Defender Europe 21” është një stërvitje e përvitshme e përbashkët që udhëhiqet SHBA me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe ndërveprimit midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe ato të vendeve partnere. Më shumë se 28,000 forca shumëkombëshe nga 26 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në 12 shtete të ndryshme.

Paraardhëse

Përfundon mbledhja e Këshillit Kombëtar, Kadilli flet hapur: Zërat kritikë nuk u dëgjuan nga Basha! Ja çfarë do të ndodhë në vijim

Pasardhëse

Nuk përmbahet Kreshnik Spahiu, del me paralajmërimin e fortë që në mëngjes për Lulzim Bashën

Pasardhëse

Nuk përmbahet Kreshnik Spahiu, del me paralajmërimin e fortë që në mëngjes për Lulzim Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.