• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Zyrtarisht vetëm 2 sportistë të kualifikuar në Olimpiadë, pritshmëritë janë për 7

15 May, 2021
në Sport
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në fund të korrikut do të startojnë zyrtarisht Lojërat Olimpike Veriore Tokio-2020. Siç dihet, ato u shtynë për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tani situata është përmirësuar dhe Japonia po bën përgatitjet e fundit për të qenë e gatshme të presë sportistët elitarë nga e gjithë bota në evenimentin më të madh sportiv që njeh bota. Duhet thënë se përgatitjet për Olimpiadën po i bën edhe Shqipëria, në aspektin e vlerësimit për të qenë me një numër sa më të madh pjesëmarrësish, por shanset që Shqipëria të çojë në Olimpiadë një numër të konsiderueshëm sportistësh janë të pakta. Kjo dhe për faktin se koha është e kufizuar, nuk ka shumë aktivitete me vlerë kualifikuese dhe pandemia ua shoi shpresat edhe atyre që kishin besuar se do të vinte momenti i tyre më i mirë. Ambiciet e ekipit olimpik kombëtar shqiptar janë për 7 sportistë pjesëmarrës në disa disiplina sportive, por zyrtarisht, deri tani janë kualifikuar me normë olimpike vetëm dy atletë.

Atletja Luiza Gega është e para që siguroi normën olimpike për të qenë prezent në Lojërat Olimpike të Tokios. Madje ajo ka më shumë se një vit që e ka kapur normën në disiplinën e 3000 metrave me pengesa, ku gega është dhe një prej atleteve që synon garën finale në këtë disiplinë. Është padyshim krenari e atletikës shqiptare, me shumë rekorde kombëtare dhe që mund të regjistrojë një rezultat surprizë edhe në Olimpiadë, gjithmonë nëse gjërat ecin sipas parashikimeve. Atleti tjetër që ka siguruar normën olimpike është Briken Calja. Ai zuri vendin e tretë në Europianin e fundit, por ka pasur vende nderi e në podium në të gjitha garat ku ka marrë pjesë dhe llogaritet të jetë në 5 më të mirët e botës në peshën e tij, prandaj as nuk vihet në diskutim prania e Caljes në Olimpiadë. Përpjekjet nga shtanga për të siguruar një ftesë dhe për Erkand Qerimajn duket se janë zbehur krejtësisht, pasi rezultatet e fundit të shkodranit nuk e ndihmojnë atë të ketë pikëvarazhin e duhur.

Izmir Smajlaj kaloi disa dëmtime që e kushtëzuan të kapte normën olimpike. Në fakt, kërcimet e fundit të tij kanë qenë mbi normën olimpike dhe kjo e bën atletin të ketë shanse reale të shkojë në Tokio, pra në Olimpiadë. Vetëm pak ditë më parë, në një garë të bërë në pistën e kërcimit në Tiranë, në prani të një publiku të gjerë, ai kërceu 8.16 m, pra 1 cm më shumë sesa norma olimpike dhe kjo e fut atë automatikisht në atletët e kualifikuar. Por duhet ë rezultati të verifikohet nga IAAF-i. Me shumë gjasë federata europiane e botërore do ta pranojë këtë rezultat, përderisa është dhe rekord kombëtar, duke i sjellë sportistit ftesë. Të gjithë shpresojnë kështu. Në fakt, sikurse është shprehur trajneri i tij Ruli, me apo pa normë olimpike (nënkupto me ftesë nëse nuk kapet norma) Smajlaj do të jetë në Olimpiadë. Atletët e tjerë si David Nikolli e Franko Burraj nuk kanë thuajse asnjë shans kualifikimi. Ajo që atletika shpreson të paktën të jetë në top-sportet tona është të çojë një Olimpiadë Luiza Gegën dhe Izmir Smajlajn, të cilët jo vetëm kanë rezultate të larta, por janë dhe krenaria e sportit shqiptar sot për sot, me rezultate spektakolare e të krahasuara me më të mirët e botës në disiplinat e tyre.

Shqipëria synon që të çojë në Olimpiadë të paktën edhe katër sportistë të tjerë. Kështu, një djalë dhe një vajzë nga noti mund të kapin normën pse të marrin ftesë për pjesëmarrje. Dy sportistët e tjerë janë njëri i gjimnastikës (një rus që garon për ngjyrat e Shqipërisë), si dhe një sportist i qitjes, veterani A.Kuçana, por asnjëri prej këtyre nuk e ka të sigurt, përkundrazi, do të duhen ose ftesat ose ndonjë rezultat imprensionues në garat e rëndësishme ndërkombëtare që kanë mbetur para Olimpiadës që ta realizojnë këtë. Një tjetër sportist që shpreson të kapë normën olimpike është Rexhildo Zeneli i boksit, i cili në fund të këtij muaji do ta ketë një shans, por do ta ketë shumë të vështirë.

Paraardhëse

Moderatorja Jona Spahiu bën ndryshimin drastik në pamje, nuk do e njihni aspak (FOTO)

Pasardhëse

Ironia e pedagogut: Nuk besuat uljen e Bashës me 240 lekë për naftën, tani besoni rritjen e Ramës me 50 lekë

Pasardhëse

Ironia e pedagogut: Nuk besuat uljen e Bashës me 240 lekë për naftën, tani besoni rritjen e Ramës me 50 lekë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.