• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kemi filluar një analizë totale të strukturave”, Spiropali paralajmëron zhvillime të reja në Partinë Socialiste

15 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cilëson të jashtëzakonshme fitoren me 74 mandate të kryeministrit Edi Rama dhe të PS-së. E ftuar në “Kjo Javë”, Spiropali tha se ka nisur një analizë në çdo qark dhe çdo organizatë për rezultatin e arritur, dhe sipas saj këtë gjë duhet ta bëjë çdo parti dhe opozita.

“Ne mendojmë se kemi 77 mandate në kuti. Fakti që kemi marrë 74 mandate për një mandat të tretë është një fitore e jashtëzakonshme e Edi Ramës dhe PS që ka përfshirë të gjitha kapacitetet njerëzore, alternativat, idetë. Krenaria është një gjë dhe përgjegjësia diçka tjetër. Sot kemi të certifikuara nga KQZ, nga raportet e partnerëve tanë ndërkombëtarë zgjedhjet me këto rezultatet. Secilës parti i takon të bëjë analizat e saj. Ne kemi bërë analizën tonë. Kemi filluar një remont total të strukturave, po bëjmë analiza në çdo qark dhe çdo organizatë. Deri më 12 qershor do kemi një fotografi shumë më të qartë të punës në territor. Këtë bën një parti serioze dhe këtë mendoj se duhet të bëjë dhe opozita në vend se të bëjë një tur të humbjes qytet më qytet, duke nxjerrë alibi për një humbje dinjitoze.

Fushata ishte e mirë, ka marrë një rezultat më të lartë se 2017. Humbësja pa diskutim e këtyre zgjedhjeve është LSI me në krye presidentin e Republikës. Ka marrë një shuplakë spektakolare nga qytetarët për këtë abuzim të pastër me karrigen e pres të republikës. Nuk e di a do bëjnë analizë ata por ne do bëjmë analizën e presidentit patjetër”, deklaroi Spiropali.

E pyetur se çfarë do të thotë një mandat i tretë dhe çfarë do të bëhet gjatë tij, ajo deklaroi se fitorja e PS mund të jetë një fitore e madhe për Shqipërinë.

“Euforinë as e kemi ndjerë as e kemi pasur. Ne kemi ngritur flamurin e Shqipëridsë dhe besojmë që fitorja e PS mund të jetë një fitore e madhe për Shqipërinë. Nuk besojmë që është fitorja jonë ekskluzivisht dhe se mendojmë qëllim në vetvete. Ky mandat i tretë na duhet si mjet për të arritur objektivat më të larta. Nga rindërtimi e vaksinimi, duhet të përfundojë infrastruktura moderne e Shqipërisë, 4 aeroportet, portet, hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës.

Projekte madhore për Shqipërinë që injektojnë dhe ekonominë e vendit. Vijojmë me prioritete siç është turizmi, të gjitha këto investime ndikojnë në turizëm. Ne kishim 6 milionë turistë, synimi ynë që çdo vit të kemi 10 mln turistë dhe 3 mld euro të ardhura nga turizmi. Është një objektiv madhor. Me bujqësinë për rritjen e eksporteve, në 450 milionë dollarë në vit. Shkollat, arsimi, vërtetë është bërë një investim serioz, por duhet që në Shqipëri të hapim filiale të universiteteve të njohura. Apo kemi prioritete të tjera si rendi. Jemi në mesataren e vendeve europiane sa i përket krimit, duam ta çojmë nën mesataren europiane. Të shkëpusin administratën publike nga ndikimet politike”, deklaroi Spiropali.

Paraardhëse

“Në Kamëz morëm 4000 vota më shumë se në zgjedhjet e mëparshme”, Spiropali thumbon Bashën

Pasardhëse

Moderatorja Jona Spahiu bën ndryshimin drastik në pamje, nuk do e njihni aspak (FOTO)

Pasardhëse

Moderatorja Jona Spahiu bën ndryshimin drastik në pamje, nuk do e njihni aspak (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.