• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk përmbahet themeluesi i PD, zbulon se kush po e mban peng Partinë Demokratike dhe po tërheq zvarrë demokratët

15 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
176
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zenel Hoxha, themelues i degës së parë të PD në Tiranë në 1990 shprehet se kryedemokrati Lulzim Basha po mban peng Partinë Demokratike dhe po tërheq zvarrë demokratët.

Zenel Hoxha, tha se Basha duhet të pranonte përgjegjësinë e dështimit si një lider me vizion perëndimor. Sipas tij PD do të vazhdojë të jetë po aty edhe nëse Lulzim Basha largohet.

Reagimi i plotë:

“ESKURSIONI (TURI) I TURPIT

Në vend që të jepte dorëheqjen e parevokueshme dhe të pranonte përgjegjësinë e dështimit më të turpshëm në historinë 30-vjeçare të PD-së, Lulzim Basha vendosi të zgjasë agoninë duke ndërmarrë një tur turpi. Në Tiranë, në Durrës, në Lezhë, demokratët që punuan pareshtur për të sjellë ndryshimin dhe që u lanë në baltë nga mungesa e vizionit të drejtuesve, sot detyrohen nga ky kryetar në largim që të buzëqeshin dhe të sillen sikur humbja nuk ka ndodhur.

Në vend që të largohej me dinjitet duke ndjekur modelet perëndimore të cilave u janë referuar gjithmonë demokratët e vërtetë, Lulzim Basha po e mban peng PD-në dhe po i tërheq zvarrë demokratët nëpër turin e humbjes. Mbështetur nga individë pa histori dhe kontribute në Partinë Demokratike, sot ai po përpiqet të uzurpojë Partinë Demokratike.

Lulzim Basha mund të tregonte guxim dhe lidership duke bërë një mea culpa dhe u tërhequr, por ai preferon të hiqet si zot shtëpie dhe të tërheqë vëmendjen me një tur akuzash ndaj armiqve të vërtetë dhe imagjinarë, a thua se shqiptarët dhe demokratët kanë ende kohë për të humbur.

Pas tetë vitesh opozitë, Partia Demokratike do të vazhdojë të vuajë pafuqinë përballë kësaj qeverie për hir të rrugës pa krye ku e drejtoi strategjia e gabuar e Lulzim Bashës. Pas tetë vitesh, shqiptarëve nuk iu ringjall dot shpresa dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi personale për këtë. PD ishte aty përpara se të vinte ai dhe do vazhdojë të jetë dhe shumë kohë pasi ai të ikë.

Zenel Hoxha

Themelues i PD

Anëtar i Komisionit Nismëtar

Kryetar i parë i Degës PD Tiranë

12.12.1990”.-shkruan Hoxha.

Paraardhëse

Rrëzohen pretendimet e PD-së në dy qarqe, skenari mund të përsëritet dhe në 7 të tjerat, pas vendimit që mori KAS, reagon ‘flakë për flakë’ Ivi Kaso

Pasardhëse

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë! Grida Duma ‘shtanget’ në mes të emisionit, i bën kërkesën e papritur Arian Çanit

Pasardhëse

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë! Grida Duma ‘shtanget’ në mes të emisionit, i bën kërkesën e papritur Arian Çanit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.