• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet harta e re e drejtësisë, mbyllen plot 19 gjykata, do të ketë vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin

15 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rreth 19 gjykata në rang vendi pritet të mbyllen shumë shpejt. Procesi i vetingut ka reduktuar numri e gjykatësve dhe prokurorëve në pjesën më të madhe të gjykatave, duke qenë se nuk mundën t’i shpëtonin dot “sitës” se rivlerësimit. Në këto kushte, disa prej institucioneve gjyqësore kanë mbetur me një numër të reduktuar punonjësish dhe kjo ka bërë që Ministria e Drejtësisë në Bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një hartë të re. Sipas ndryshimeve në hartë, gjykatat në vend do të reduktohen, pra do të kemi 19 institucione gjyqësore më pak. Sipas raportit, nga 22 gjykata të rretheve gjyqësore shumë shpejt do të kemi vetëm 12 dhe nga 6 gjykata administrative të shkallës së parë do të mbesin vetëm 2 të tilla. Ndërsa risi është se nuk do të ketë gjykata Apeli në rrethe, por do të jetë një vetëm në Tiranë ku do të bëhen ankesa nga të gjitha qarqet.

“Këshilli, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka hartuar një projekt për Hartën e re Gjyqësore, e cila është produkt i një procesi të gjatë dhe intensiv konsultimesh mes një sërë aktorësh, përfshirë këtu Ministrinë e Drejtësisë, ekspertët e sistemit gjyqësor dhe grupet e interesit. Sipas kritereve dhe metodologjisë së dakordësuar nga grupi ndërinstitucional i punës, Këshilli ka propozuar: që nga 22 gjykatat e rretheve gjyqësore me juridiksion të përgjithshëm dhe 6 gjykatat administrative të shkallës së parë të riorganizohen në 12 gjykata me juridiksion të përgjithshëm dhe 2 gjykata administrative në shkallë të parë”, thuhet në raport.

Në raport, Këshilli sqaron se përpilimin e kësaj harte e ka kryer me shumë impenjim dhe përgjegjësi, si institucioni kompetent për administrimin e sistemit gjyqësorë në Republikën e Shqipërisë, duke u bazuar gjithmonë në parimet e pavarësisë, llogaridhënies, transparencës dhe të eficencën. Ndërsa tregohet se këto gjykata nuk mund të vazhdojnë më funksionin e tyre kur kanë mungesë stafesh.

Ajo që bie më shumë në sy në këtë hartë të re të publikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor është fakti që së shpejti do të kemi vetëm një Gjykatë Apeli. Procesi i vetingut më së shumti ka goditur gjykatat e Apelit, pasi dhe numri më i madh i gjykatësve të pushuar i përkasin këtij institucioni. Kështu në hartën e re Këshilli ka vendosur që nga 6 gjykata Apeli ekzistente do të vazhdojë funksionin vetëm njëra prej tyre. Kjo bën që bashkë me reduktimet e lartpërmendura në total do të mbyllen 19 gjykata. Sipas Këshillit, me reduktimin e këtyre gjykatave do të eliminohen dhe pengesat e deritanishme që janë shfaqur nga gjykatat në vitin që lamë pas.

“Sipas kritereve dhe metodologjisë së dakordësuar nga grupi ndërinstitucional i punës, Këshilli ka propozuar: 6 gjykatat e apelit me juridiksion të përgjithshëm të riorganizohen në 1 Gjykatë Apeli. Harta e re gjyqësore është çelësi dhe një proces shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e sfidave të sistemit gjyqësor, lidhur me ngarkesën e punës, delegimet, aksesin, koston dhe efektshmërinë, për të zhbllokuar kështu situatën aktuale në të cilën ndodhen gjykatat e të gjitha shkallëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raport.

Sakaq, vlen të përmendet që me ekzistencën të vetëm një gjykate Apeli do të krijohen lodhje dhe zvarritje për qytetarët që do të kenë çështje për të zgjidhur nga ky institucion, pasi klientë nga qytete të ndryshme do duhet të shkojnë në Tiranë për një seancë gjyqësore. Ndër të tjera raporti sqaron se, një nga problematikat e evidentuara si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar është ulja e numrit të gjyqtarëve që ushtrojnë funksionet e tyre pranë gjykatave. Kjo gjë ka sjellë rritjen e ngarkesës së gjyqtarëve që janë konfirmuar apo që presin t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar. Si e tillë, duke patur parasysh nevojën për të gjykuar çështjet brenda afateve u propozua që: gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit të gjykojnë me trupa gjykues të përbërë nga një gjyqtar.

Paraardhëse

Strategjia për të kompletuar Kushtetuesen me 9 anëtarë, gati emërimi i 7 emrave të tjerë në Gjykatën e Lartë, KLGJ zbulon planet

Pasardhëse

Petro Koçi nxjerr ‘zbuluar’ Bashën dhe Kryemadhin: Kjo për pak solli dhe përplasje fizike mes kandidateve të PD

Pasardhëse

Petro Koçi nxjerr ‘zbuluar’ Bashën dhe Kryemadhin: Kjo për pak solli dhe përplasje fizike mes kandidateve të PD

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.