• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Raporti i BSH, gjatë 2021 parashikohet rritje ekonomike, punësimi vijon të mbetet problem kryesor

14 May, 2021
në Ekonomi
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekonomia jonë po lë pas krizën e shkaktuar nga pandemia dhe ka filluar të rimëkëmbet. Në këtë konkluzion ka arritur Banka e Shqipërisë përmes raportit të tremujorit të fundit, të publikuar ditën e djeshme. Në këtë raport Banka parashikon se, gjatë gjithë këtij viti dhe në tre vitet e ardhshme ekonomia jonë do të ndjekë vetëm trajektore rritëse, për të marrë tërësisht veten pas krizës së thelluar që la pas pandemia. Raporti tregon se, përmirësimi po ndihet që tani, duke qenë se pandemia është drejt shuarjes dhe numri i të infektuarve në ditë regjistrohet gjithmonë edhe më i ulët.

“Parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë për rritjen e pandërprerë të aktivitetit ekonomik gjatë viteve 2021-2023. Përfundimi gradual i efektit të pandemisë do t’i hapë rrugë normalizimit të aktiviteteve ekonomike, të cilat do të vazhdojnë të përfitojnë nga kushtet e favorshme të financimit dhe nga rimëkëmbja e kërkesës së brendshme dhe asaj të huaj”, thuhet në raport.

Ndër të tjera Banka vlerëson se, ekonomia do të vijojë në rritje sepse indikatorët kryesorë si; rritja e konsumit, përmirësimi i klimës së biznesit, rritja e investimeve dhe eksporteve që do të sjellin rritje të ardhurash dhe punësimi, rrjedhimisht përmirësimin e ekonomisë. Sipas BSH, rezultat e mira do të shihen që në fillim të 2022.

“Rritja ekonomike pritet të jetë me bazë të gjerë, e mbështetur nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksporteve. Ajo do të shoqërohet, në njëra anë, me rritjen e shitjeve dhe të të ardhurave të sektorëve të ekonomisë dhe me shëndoshjen e financave të tyre dhe, në anën tjetër, me rritje të punësimit dhe të pagave. Kombinimi i këtyre faktorëve do të shtojë presionet për rritjen e çmimeve të konsumit drejt objektivit tonë. Inflacioni parashikohet të luhatet rreth nivelit 1.5% për vitin 2021 dhe të rritet në 3.0% brenda vitit 2022”, thekson raporti.

Më tej, raporti sqaron se deri në fund të këtij viti ekonomia shqiptare vijojnë të rrethohet nga disa rreziqe të mundshme. Sipas BSH, në këto muajt e parë të 2021 këto rreziqe kanë qenë nën kontroll dhe se si do të jetë ndikim i tyre varet gjithçka nga ecuria e pandemisë. Sepse, vijim i pandemisë do të ngadalësonte rritjen e konsumit dhe të indikatorëve të tjerë kontribuues në ekonomi.

“Ndonëse pozitive, perspektiva ekonomike e financiare mbetet e rrethuar nga rreziqe. Zhvillimet ekonomike në vitin 2021 do të përcaktohen kryesisht nga shpejtësia e zbatimit dhe efektiviteti i programeve të vaksinimit, si dhe nga kohëzgjatja e kufizimeve. Ndërkohë, rreziqe të kahut të poshtëm janë: zgjatja në kohë e pandemisë dhe e kufizimeve përtej gjysmës së parë të këtij viti; një rimëkëmbje më e ngadaltë e konsumit dhe investimeve, si pasojë e një sjellje më të kujdesshme të familjeve dhe biznesit shqiptar”, thuhet në raport.

Sipas raportit, papunësia vijon të mbetet problem kryesor, sepse pas një rritje të lehtë në verën e 2020, në muajt e fundit filloi të bjerë sërish niveli i punësimit. Ndërkohë, raportohet se edhe në këto muajt e parë të 2021 niveli i punësimit nuk ka njohur rritje, madje në muajin prill është rritur numri i personave që kërkojnë punë.

“Përmirësimi i shfaqur nga tregu i punës në tremujorin e tretë të vitit 2020 rezultoi i përkohshëm. Numri i të punësuarve u pakësua me 27,595 individë gjatë tremujorit të katërt, kryesisht në reflektim të rënies së punësimit në sektorin e shërbimeve. Shuarja e efektit pozitiv të sezonit veror në degët e shërbimeve dhe shtrëngimi i masave kufizuese vlerësohen të kenë ndikuar punësimin. Krahasuar me një vit më parë, numri i individëve, të cilët kanë humbur punën rezultoi rreth 43,405. Me tkurrjen e punësimit u rrit edhe shkalla e papunësisë në 11.8%, nga 11.6% një tremujor më parë. Ky tregues qëndron 0.6 pikë përqindje më lart nivelit të shënuar në të njëjtën periudhë një vit më parë”, raporton Banka e Shqipërisë.

Paraardhëse

Mësoni dobitë e qepës së kuqe për flokët, do befasoheni nga ato që do të zbuloni

Pasardhëse

Muzeu Historik Kombëtar, specialistët: Ka nevojë për më shumë vlerësim, të kthehet qendra e muzeologjisë shqiptare

Pasardhëse

Muzeu Historik Kombëtar, specialistët: Ka nevojë për më shumë vlerësim, të kthehet qendra e muzeologjisë shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.