• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Shpresë për zgjerimin e përshpejtuar”, Pahor në Serbi: Vendet e Ballkanit, bashkë në BE

14 May, 2021
në Botë, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Samiti Bërdo-Brioni, që do të mbahet më 17 maj në Slloveni, do të duhet të nxjerrë një deklaratë, me të cilën do t’i dërgohej mesazh Bashkimit Evropian, se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen bashkërisht në BE, tha të premten në Beograd presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Pahor tha se kjo është ideja më e përshtatshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Nëse të hënën jemi të bashkuar dhe këtë mesazh e dërgojmë në Bruksel, kjo do të ishte një vlerë shtesë për procesin e zgjerimit të BE-së. Pres bisedime të hapura dhe konstruktive, pavarësisht disa ndryshimeve në qëndrime. Besoj se nga samiti do të dërgohet një deklaratë që jep shpresë për zgjerimin e përshpejtuar të BE-së”, tha Pahor.

Vuçiç tha se Serbia nuk ka asgjë kundër anëtarësimit bashkë në BE. “Sigurisht, gjithmonë do të matet se kush çfarë ka bërë dhe kush nuk ka bërë, por ne gjithashtu jemi në favor të një qasjeje më të rëndësishme gjeopolitike ndaj të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka marrëdhënie ideale, por ne jemi në rrugën më të mirë për Serbinë dhe kjo është rruga për në BE”, tha Vuçiq.

Vuçiç shtoi se Serbia është për dialog me Kosovën, nën ndërmjetësimin e BE-së. “Ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. Nuk duhet t’ua lëmë problemet brezave të ardhshëm, por të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Mirëpo, sigurisht, dy janë gjithmonë të nevojshëm për të luajtur tango”, tha Vuçiç.

Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojnë në qershor. Më 17 maj, Sllovenia do të jetë nikoqire e samtit të presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Procesi Bërdo-Brioni. Bërdo-Brioni është një nismë e presidentëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë, si dy shtete anëtare të BE-së, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe nxitjen e dialogut politik midis rajonit të Ballkanit dhe BE-së.

Paraardhëse

VOA: Vazhdojnë problemet mbi rezultatet e zgjedhjeve, PS ka nisur të mbajë fjalime dhe të shpalosë projekte, Basha përsërit se nuk do t’i njohë

Pasardhëse

”Dëshira më e madhe që kam për momentin”, Roza Lati zbulon detaje nga kënga e saj e parë (FOTO)

Pasardhëse

”Dëshira më e madhe që kam për momentin”, Roza Lati zbulon detaje nga kënga e saj e parë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.