• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Basha nuk mund të bëjë pa Berishën në PD”, Bamir Topi komenton zgjedhjet e 25 prillit: Ja pse Ramës i intereson të mos ikë ish-Kryeministri

12 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi ka folur për situatën politike në vendin tonë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku tha se i intereson që Basha të vazhdojë te jetë kryetari i opozitës.

“Basha ne fushate? Në natyrën time e inkurajon tjetrin duke po t’i tregosh se rruga është e vështirë. Të gjithë bashkëpunëtorët i kishin treguar një rrugë të lehtë. Patjetër merret në konsideratë numri, teknologjia, strategjia, taktika elektorale, etj. Kishte dy momente, një pakënaqësi që ti e shikoje kudo dhe një pamundësi për ta kthyer këtë pakënaqësi në fitore. Nuk dukej një kryetar opozite që kërkonte rotacionin, por dukej një kryeministër. Kjo i ka interesuar Ramës. Ai kishte infrastrukturën. Pushtetin legjislativ, atë ekzekutiv, pushtetin lokal, dhe infrastrukturën zgjedhore. Imagjino një ushtri që i ka të gjitha mjetet dhe një kundërshtar që s’ka mjete. Nuk e imagjinoja se do shkonte kështu. Nuk më ka pëlqyer kurrë të intoksikoj në një situatë për atë që unë mendoj. Kjo analizë vlen sepse gjërat nuk përfundojnë këtu. 12 vite janë shumë. Megjithatë, në aspektet e zhvillimet e një vendi janë pak. Ne na kanë ikur 30 vjet. Po të na thoshte dikush para 30 viteve ne nuk do shkojmë në Europë, atë që do na e thoshin do e kapshim në shkelma”, tha ish-presidenti.

Më tej Bamir Topi tha se Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në Partinë Demokratike nëse nuk do të kishte lidhjen me ish-kryeministrin Berisha. Ai thotë se duke mbajtur në krye të PD-së Bashën, në këtë mënyrë Rama mban dhe Berishën, për ta përdorur si një krahasim për t’i thënë popullit “shikoni çfarë ju pret”.

“Duke stimuluar Bashën, Rama stimulon dhe ate lidhjen tjetër Basha-Berisha. Basha për mendimin tim nuk mund të ketë jetë në PD nëse nuk do kishte lidhjen me Berishën. Kjo lidhje është lidhje interesash. Duke tentuar që ai të mbajë Bashën, Rama kërkon të mbajë Berishën. Duke mbajtur Berishën, gjithmonë ka një motiv me të cilin ai krahasohet, duke thënë shikoni ccfarë ju pret. Të gjithë ata që janë larguar e kanë me Lul Bashën. Nuk mendoj se është vetëm Luli. Është një lloj mekanizmi tjetër. Luli është njeriu i caktuar për ta interpretuar rolin. Po të kishte qenë Luli në të gjithë vendimarrjen e vet, unë do të kisha qenë i lumtur për demokracinë në Shqipëri. Pse? Do rrëzohej njëherë, do mësonte. Do rrëzohej me ata njerëz, do tentonte të afronte njerëz të aft”, tha më tej Topi.

Paraardhëse

Plas keq sherri mes Sindit dhe konkurrentit të Përputhen: Njerëzit si ti janë askushi

Pasardhëse

NATO kontrollon dy korridoret kryesore të Ballkanit

Pasardhëse

NATO kontrollon dy korridoret kryesore të Ballkanit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.