• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Asgjë nuk ndodhi rastësisht në zgjedhje”, Basha del me mesazhin e fuqishëm nga Lezha dhe mban qëndrimin e prerë: 5 me 2 ia bënë

12 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Lezhë me mbështetësit e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD-ja premtoi një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe këtë gjë do e arrijë.

Sipas Bashës, asgjë nuk ndodhi rastësisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama.

“Mirë se ju gjej! Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, rrethanat në të cilat mblidhemi sigurisht nuk janë ato që kishim planifikuar në të cilat do të mblidheshim së bashku. Por kjo, prapë se prapë nuk na ka penguar të jemi bashkë. Të jemi bashkë dhe të jemi me kokën lartë dhe kjo vlen në radhë të parë për ju drejtuesit e betejës në qarkun e Lezhës dhe vlen për të gjithë demokratet dhe demokratët shqiptarë dhe qindra e mijëra simpatizantë dhe mbështetës të cilët udhëhoqën dallgën për ndryshim më 25 prill.

Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale, familjare. Sakrificë 8 vjeçare që kjo dallgë shprese dhe besimi tek ndryshimi u ngrit dhe pushtoi Lezhën dhe mbarë Shqipërinë. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale që beteja më e pabarabartë, prapë se prapë nuk ja doli ta ndalte vullnetin e mbi 680 mijë votuesve, duke llogaritur dhe ata votat të cilat u pavleftësuan nga marifeti i Edi Ramës, të koalicionit tonë, të cilët sfiduan frikën, shantazhin, shit-blerjen e votës, kërcënimet me largimet nga puna, joshjen, bandat kriminale dhe votuan për ndryshimin. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Ne e dimë fare mirë si e nisëm këtë betejë.

Sikundër e dinim prej momentit të parë se kë kishim përballë. Shumëkush vuri bast se shpresa kishte vdekur, se njerëzit nuk do të çoheshin. E kundërta ndodhi. Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre.

Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën. Sepse ata e kuptuan se kjo betejë nuk bëhej për karriget tona.

E kam thënë në emrin tuaj dhe në emrin tim që në fillim të fushatës, kjo betejë nuk bëhej për Partinë Demokratike, kjo betejë bëhej për shqiptarët, bëhej për Shqipërinë, bëhej për lezhjanët, për mirditorët, për kurbinasit, për të gjithë shqiptarët. Në këtë betejë ne dolëm ballëhapur para atyre. Pa asnjë pushtet, me bashkinë e vjedhur nga procesi kriminal i 30 qershorit. Me drejtësinë në gjunjë që i lëpihet Arben Ndokës, që jo më kot e lëshuan një javë para zgjedhjeve, njësoj si Altin Hajrit, ja hoqi sekuestron OFL-ja, që në fakt është Operacion Kriminal Negocimi i Edi Ramës me krimin. Jo, jo aspak, përkundrazi, ne u futëm në këtë betejë sepse ne e dinim që shqiptarët donin dhe duan ndryshimin. Që shqiptarët donin dhe duan një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre.

Ndaj, përballë çdo familjeje, përball çdo fermeri, çdo sipërmarrësi të vogël apo të madh, çdo punonjësi në sektorin privat apo publik, përball mjekëve dhe infermierëve, pacientëve dhe familjeve të tyre, arsimtarëve dhe edukatorëve, përball të gjithë operatorëve të ekonomisë shqiptare, studentëve dhe pedagogëve, intelektualëve dhe arsimtarëve, ne dolëm me një program europian me zgjidhje të realizueshme për ta nxjerrë vendin nga 8 vite krizë. Përballë patëm një kundërshtarë i cili njësoj si në zgjedhjet e kaluara nuk belbëzoi dot një fjalinë të vetme për krizën që ka shkaktuar.

Asnjë zgjidhje! Asnjë ndjesë! Për javë të tëra, drejtuesit politik dhe kandidatët e Partisë Demokratike më kanë raportuar që Partia Socialiste u zhduk nga fusha, s’kishin më fushatë. Dhe ne e dimë fare mirë se pse. Sepse përballjen e vërtetë politike që meriton një vend normal, një shoqëri normale, që e meritojnë dhe do ta kenë dhe shqiptarët, ata nuk mund të vinin përveçse një bilanci zero negativë të shpunësimit, të emigracionit, të varfërimit, të rritjes së kostos së jetës, të premtimeve të pambajtura, por përdorën çdo dredhi, çdo marifet, çdo grup kriminal. Ja pra kë kishim përball ne, njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët dhe me interesat e tyre, dhe përballë kundërshtari po kështu njësoj si në 91-shin, me të gjitha pushtetet, madje duke rikthyer në jetë sigurimin famëkeq të shtetit me sistemin e patronazhistëve dhe me krimin në krah.”, – tha Basha.

Paraardhëse

PD tjetër denoncim në SPAK, Tabaku: PS ka blerë vota duke përdorur fondet e rindërtimit, në 4 muaj janë dhënë 125 mln euro

Pasardhëse

Si nisi konflikti mes tij dhe Sali Berishës? Frrok Çupi rrëfen detajet e pathëna, tregon çfarë i ‘nxehu gjakrat’ mes tyre

Pasardhëse

Si nisi konflikti mes tij dhe Sali Berishës? Frrok Çupi rrëfen detajet e pathëna, tregon çfarë i ‘nxehu gjakrat’ mes tyre

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.