• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministrat e Jashtëm japin paralajmërimin e papritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

10 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
193
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në takimin e tyre në Bruksel (10.05) ministrat e Jashtëm të BE konsultohen për marrëdhënien e tensionuar me Rusinë, për gjendjen në Bjellorusi, Afganistan dhe Liban.

Por edhe për Ballkanin dhe gjendjen në rajon do të flitet në kuadër të takimit, sidomos kur aktualisht qarkullojnë në media njoftimet për një “nonpaper” për ndarjen në paqe të Bosnjes, gjë që është kundërshtuar ndërkohë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i quan zëra të tillë për rindarjen kufijsh të rrezikshëm, ato i përkasin historisë. Ministrat e Jashtëm në Bruksel do të diskutojnë edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Një temë tjetër e hapur e BE është edhe ngecja aktuale e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Megjithëse ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, u dëgjuan tone të tjera gjatë vizitës së fundit pak ditë më parë, në Shkup nga komisioneri i BE, Oliver Várhelyi.

Komisioneri i BeEu shpreh, se nëse nuk nuk zgjidhen mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut , nuk përjashtohet mundësia që Konferenca e parë Ndër-Ministeriale e BE të zhvillohet edhe vetëm për Shqipërinë.

Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

Lidhur me këtë deputetja gjermane liberale (FDP), Renata Alt, e cila është edhe raportuese për Europën Qendrore dhe Lindore në partinë liberale ka reagur para takimit në Bruksel të hënën. Alt është shprehur se në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit nuk duhet ndëshkuar Maqedonia e Veriut, që ka qenë një nxënëse shembullore.

Në një deklaratë për DeutscheWellen të hënën, Alt thekson se “ministrat e Jashtëm do duhet ta përdorin takimin për Ballkanin Perëndimor për të tematizuar bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë. Opinioni i shprehur nga komisioneri i BE, Olivér Várhelyi, që të dalë Shqipëria para Maqedonisë së Veriut, është absolutisht i pakuptueshëm dhe duhet të refuzohet qartë nga Këshilli”, thotë Renata Alt.

Sipas deputetes gjermane në vend që të ndëshkohet nxënësja shembullore mes aspirantëve në BE, Maqedonia e Veriut, duhet që vendet anëtare të rrisin presionin mbi Bullgarinë. “Edhe qeveria gjermane ka përgjegjësinë, që të koordinohet ngushtë me vende si Austria për të mbështetur Maqedoninë e Veriut. Që Shkupi nuk lejohet të negociojë është një sinjal katastrofik në drejtim të Ballkanit. Pikërisht në kohët, kur qarkullojnë “nonpaper” për ndryshime kufijsh, duhet që BE të ketë qëndrim të qartë. Për këtë është rasti sot.”/DW

Paraardhëse

“Reforma në drejtësi, e pakthyeshme, e papengueshme”, paralajmëron Gramoz Ruçi

Pasardhëse

Çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për Bashën? Arben Pëllumbi flet hapur dhe ka një paralajmërim të fortë: Ja kush do e shkarkojë Metën

Pasardhëse

Çfarë fshihet pas ftesës së Ramës për Bashën? Arben Pëllumbi flet hapur dhe ka një paralajmërim të fortë: Ja kush do e shkarkojë Metën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.