• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: Vendi jonë është në BE, procesi i integrimit është penguar nga disa vende anëtare

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për prestigjiozen italiane “La Stampa” nga Firence, sa i përket integrimit të vendit në BE. Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendit në BE po ecën me hapa të ngadaltë, për shkak të pengesave nga disa vende anëtare. Ai kërkoi ndihmën e Italisë për të tejkaluar këto pengesa. “Për ne Europa është një fe dhe nuk ka asnjë zonë tjetër të ndikimit në fatin tonë europian, të cilin e kemi pritur me shekuj. Para vitit 1990 nuk mund ta ëndërronim këtë gjë. Tani, ne mund ta zgjedhim atë. Populli ynë ndihet europian. Për fat të keq, kriza e refugjatëve ka ndryshuar BE-në për keq dhe tani Brukseli vazhdon të shtyjë negociatat, pasi vendimi është marrë, për shkak të oportunizmit nacionalist dhe egoist të disa vendeve”, tha ai. I pyetur nëse po akuzonte Bashkimin Europian për vënie pengesash, Rama faktin që vendi nuk është asnjëherë gati për hapjen e negociatave siç thuhet nga BE, e cilësoi si qesharak. Ai vijoi më tej, duke thënë se Shqipëria nuk ka asnjë tjetër mundësi përveç Europës.

“Unë them se kjo histori është paksa qesharake, që ne kurrë nuk qenkemi gati për bisedime paraprake për të filluar procesin e integrimit. Është shumë e lehtë dhe e përshtatshme të gjuajmë me gurë ndaj atyre që janë jashtë derës. Por, nuk ka asnjë fat tjetër për Shqipërinë përveç Europës. Kjo i shkon për shtat edhe Europës”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se është e pamundur që të parashikosh sesi do të ecë rruga e integrimit të vendit. Ai theksoi se vetë BE është drejt një reformimi të brendshëm.

“Është më lehtë të parashikosh që Sassuolo do të shpallet kampion i Italisë, për të mos përmendur një skuadër të madhe si Juventusi që aktualisht po vuan sesa të vësh bast për të ardhmen e Europës. Por sigurisht, BE-ja është një krijimi i pambaruar, është ende në progres”, tha Rama.

I pyetur për influencën turke dhe kineze në Ballkanin Perëndimor, Rama ka vlerësuar ndihmën e presidentit Erdogan në përballimin e krizën shëndetësore të shkaktuar nga C.ovid-19. Ai theksoi se BE në fillimet e pandemisë e braktisi vendin.

“Për fat presidenti Erdogan na dha dorën për të dalë nga një krizë e rëndë shëndetësore. Në fazën e parë të pandemisë, BE na braktisi dhe na izoloi. Me forcat tona, ne kontaktuam së pari Pfizer duke u nisur drejt së panjohurës ??në Nju Jork, pastaj AstraZeneca. Më në fund, fabrika e Sinovac në Turqi, që hapi dritën jeshile për eksport. Ne gjithashtu kemi Sputnik V. Ne bëjmë rreth 25 000 vaksina në ditë për 2,8 milionë banorë”, deklaroi Rama.

Paraardhëse

Murrizi e Valteri pro shkarkimit të Metës: Largimi i presidentit do të thotë një hajdut më pak

Pasardhëse

Përçahet grupi anti-Basha, Kadilli distancohet nga emrat e tjerë, ish-ministrat e Berishës presione kreut të PD kundër bashkëqeverisjes me PS

Pasardhëse

Përçahet grupi anti-Basha, Kadilli distancohet nga emrat e tjerë, ish-ministrat e Berishës presione kreut të PD kundër bashkëqeverisjes me PS

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.