• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Murrizi e Valteri pro shkarkimit të Metës: Largimi i presidentit do të thotë një hajdut më pak

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend ditën e djeshme deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet hetuar realisht. Murrizi u shpreh se për veprimet e presidentit ka faj dhe mazhoranca që ka heshtur lidhur me dekoratat dhe shtetësitë. Ai tha se do të jetë pjesë e Komisionit Hetimor për të parë seriozitetin e nismës për shkarkimin e presidentit dhe verifikimin e veprimeve të tij gjatë 30 ditëve. Sipas tij nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, vendi do të ketë një hajdut më pak.

“A duhet hetuar realisht Ilir Meta? Kam vënë re që ju keni heshtur. 700 shtetësi dhe dekorata pa fund. Ka dekoruar xhelatë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe asnjë fjalë s’keni thënë. Se për çfarë duhej dhënë shtetësia për kriminelë vetëm ai mund ta dijë. Do të jem në këtë komision për të parë se deri ku shkon serioziteti i asaj që artikuloi këtu Balla, por edhe për të parë se çfarë ka bërë realisht ky president gjatë 30 ditëve. Shpresoj të jetë një ogur i mirë. Dhe nëse Kuvendi dhe gjykata do të vendosë, mua si Myslim them se do të na bëjë mirë një hajdut më pak. Burgu i Reçit do të jetë mikpritës për 30 vetë që bëjnë sikur i duan shqiptarët. Ishalla e keni seriozisht dhe nëse kjo kokërr tespihe shkëputet, do këtë nga grupi jot si tespihe për të shkuar drejt Reçit”, tha ai.

Po ashtu edhe deputeti Halit Valteri deklaroi se presidenti për shkak të të gjitha krimeve që ka kryer duhet të ishte bërë subjekt i drejtësisë. Ai u shpreh se shkarkimi i Metës është një akt i lartë për t’i dhënë vendit atë që i takon. Sipas tij është turp që Meta të thirret President i Republikës.

“Ai duhet menjëherë të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te President i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë, por më i vogli që mund të bënim. T’i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishte dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret Presidenti i Republikës, ku duhet të thirret Presidenti i rakisë ose Presidenti i qofteve”, tha Valteri.

Paraardhëse

Ulsi Manja: PS e ka vendosur për të shkarkuar Metën, nëse do gjejmë shkelje penale do t’i kërkojmë SPAK ta hetojë

Pasardhëse

Rama: Vendi jonë është në BE, procesi i integrimit është penguar nga disa vende anëtare

Pasardhëse

Rama: Vendi jonë është në BE, procesi i integrimit është penguar nga disa vende anëtare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.