• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë : Basha nuk ka këllqe të organizoj protesta dhe të mbush sheshet

7 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi është shprehur se kryetari i opozitës e kishte të qartë humbjen prandaj 4 muaj para zgjedhjeve bleu 4 vila. Spahiu tha se kjo gjë provon se Lulzim Basha po garonte në një lojë ku humbja ishte e ditur.

Më tej ai shkruan se Basha dhe Berisha ka shkërmoqur partinë në 6 parti të reja ndryshe nga Partia Socialiste që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

Postimi i plotë:

“Pse opozita s’ka këllqe të organizoj protesta dhe të mbush sheshet?

Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd madje as vetë Lulzim Bashën.

Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politik po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve provon, që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.

E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha. Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian. Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të suprizuar.

Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:

– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.

– ata më shumë larguan faktorë politike se sa afruan.

– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

– ata kanë shumë para por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët që i investojnë politikisht dhe në fushata.

– ata luft?n e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës

Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.

Jo se nuk duan luftë por:

– nuk i mbështet askush

– nuk kanë as këllqe

Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi. Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet. Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se ti çertifikonte KQZ.

Nuk ka asnjë faktor të huaj, që dëshironte rikthimin e Berishës. Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takoj dhe e kanë bojkotuar. Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.

Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik. Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.

Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Hollandë”. Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B. Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.

Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatrruar dhe as Joe Biden po të vij kryetar i asaj partie s’mund ta ringrej. Të vazhdosh t? votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.

Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve. Ish-Protestuesit, po presin se cilit nga familja do i vij rradha për ta vendosur administrator të: “Partia Demokratike: shpk”

Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve. Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës.“-shkruan Spahiu.

Paraardhëse

Surprizë nga Dafina Zeqiri, ja kënga e rradhës që do ndezi verën (VIDEO)

Pasardhëse

Zëri i Amerikës: Parlamenti voton pro Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

Pasardhëse

Zëri i Amerikës: Parlamenti voton pro Komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.