Në Shqipëri, komisioni parlamentar i ligjeve i propozoi sot parlamentit të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, “për shkelje të rënda të Kushtetutës”, para dhe gjatë procesit zgjedhor të muajit prill.
Komisioni e miratoi raportin, edhe pse nuk u bë e mundur një seancë dëgjimore me presidentin brenda 24 orëve, i cili, për shkak të axhendës së ngarkuar, kërkoi të paraqitej ditën e hënë.
Por kush do të jenë emrat që do të jenë pjesë e komisionit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Mësohet se kryetari i komisionit hetimor për këtë çështje do të jete Alket Hyseni. Po ashtu, nga ana e opozitës do të jenë deputetët Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.
Diskutime rreth kësaj post