• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fevziu e pranon publikisht: Mendova se Rama do të humbte në këto zgjedhje

3 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Fevziu deklaroi se priste humbjen e mazhorancës dhe nuk e kishte menduar një fitore të mandatit të tretë nga Edi Rama.

“Besoj që për arsye të sondazheve, na çonte tek ky rezultat. Por, kam menduar që pakënaqësia ndaj Ramës dhe mënyra si ka qeverisur, një votë proteste do të ishte më e fortë se sa vota pro opozitës.

Pra do të gjykohej qeveria. Mendova se ishte votë e pakapshme nga sondazhet. Nuk rezultoi edhe pse mëngjesin e të dielës mendova se diçka po ndodhte, sepse u raportua një pjesëmarrje e lartë.

Në Shqipëri, më shumë se votë ndaj atij që vjen, tentohet të shkojë vota kundër atij që është. Mendova se vota për të rrëzuar Ramën do të ishte më e fortë. Por, duhet dikush ta rrëzojë.

Vija re që kishte një gjë të cuditshme, të dyja palët ishin të bindura që fitojnë. Në zgjedhjet e mëparshme ne e dinim pak a shumë kush fitonte“, tha ndër të tjera Fevziu.

Fevziu komentoi edhe arsyet përse opozita i ka humbur zgjedhjet.

“Duke hequr parregullsitë, procesin, mendoj se analiza e humbjes së PD duhet të bëhet. Arsye që vijnë para fushatës dhe brenda fushatës. Para fushatës, ishin mungesë koherence në qëndrimin ndaj institucioneve. PD braktisi institucionet. Braktisi reformën territoriale, kemi një hartë elektorale ku PS maksimalizon mandatet. Vini re, PSD merr 3 mandate me 30 mijë vota, LSI merr 4 mandate me 100 mijë vota.

Ka patur problem me largimin nga parlamenti, i mundësoi Ramës të ndryshojë Kushtetutën, Kodin Zgjedhor. I dha Ramës një fuqi që nuk e ka patur askush, të kontrollojë 100% parlamentin. Braktisja e zgjedhjeve lokale e lanë PD-në pa mbështetje reale në terren. Dobësimi i LSI në Berat, ishte e pamundur që LSI të vërtitej në kufijtë e një mandati edhe pse ka patur dy më parë.

… Basha personalizoi fushatën, shmangu nga fushata Berishën, Kryemadhin. Duhet të luante lojën e një ekipi gjigand, të tregonte se kishte një koalicion të gjerë. Por ai e ktheu si përplasje brenda dy individëve“, tha Fevziu.

Paraardhëse

Klevis Balliu zbulon se çfarë fshihet pas votave të pavlefshme në 25 prill

Pasardhëse

Duma i del kundër Bashës? Demokratja: Duhet të futemi në Kuvend

Pasardhëse

Duma i del kundër Bashës? Demokratja: Duhet të futemi në Kuvend

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.