• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bamir Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti nga ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

1 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
97
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në ‘Kjo Javë’, komentoi zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e Partisë Demokratike.Topi tha se pa gjate fushatës nga një krah liderin e PD-së, Lulzim Basha shumë optimist për rezultatin që do të vinte pas zgjedhjeve, dhe një PS bëri një fushatë të dobët.Duke u ndalur tek kërkesa brenda PD-së e disa zërave për dorëheqjen e Bashës, Topi iu ka dalë kundër. Mes të tjerash ai tha se tek kjo palë ka mungesë sinqeriteti dhe hipokrizi, pasi ata shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër, por sipas tij vatra është Berisha.

Intervista:

Pyetja: PS merr një mandat të tretë qeverisës. Si e patë si proces zgjedhor?

Topi: Pashë dy kampe ku njëri kamp që konsiderohet fitues ishte një shtrat inercie e një fushatë të zakonshme, pashë dhe një optimizëm të një lideri opozitë. Në fakt ja ku jemi sot, historia është ndryshe. Kemi një konfirmim për herë të tretë të zotit Rama, i cili vjen në pushtet pa asnjë lloj mundimi. Madje dy fushatat e para kanë enë si simbolikë timoni dhe tepsia. Kjo e treta dëshmon se gjerat edhe këtu në Shqipëri janë në llojin e vetë. Nga kampi i opozitës një sjellje politike që demonstrohet me veprime in-ekstremes dhe nuk mbrohet. Ja ku jemi sot, rikonfirmim për herë të tretë dhe humbje për herë të katërt.

Pyetja: Si ishte fushata e PD?

Topi: Jo gjithmonë grumbullimet janë indikatorë të fitores. Është tipar i takimeve të PD dhe i së djathtës, që sjell entuziazëm, e bazon tek aparenca e anës psikologjike. Sot mbas gati 30 vitesh jemi në të njëjtën shfaqje. Gjerat sipas meje duhet të kishin ndryshuar, edhe nga pikëpamja e demonstrimit. Sikurse është lidershipi i ri, forma dhe përmbajtja e fushatës duhet të jetë tjetër gjë. Është e njëjta skenë. Dy gishta lartë, hip mbi makinë. 50 njerëz që të krijojnë atmosferën sikur janë 5 mijë njerëz dhe asgjë më shumë. Vijmë në fushatën e tretë të socialistëve, ku pakënaqësia e shoqërisë është e qartë, e dukshme dhe këtu vjen rezultati paradoksal. Fushatë e dobët e Edi Ramës dhe ai vjen prapë. Fitorja nuk bëhet me fjalë.

Pyetja: Pse humbi PD? I kujt është faji?

Topi: Unë do të kërkoj në një farë mënyrë që të përdor një metaforë nga fusha e mjekësisë. Bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë, zoti Basha përfaqëson shenjën e dhimbjes, ndërsa vatra e dhimbjes është diku tjetër. Kam parë te PD, tek njerëzit që kanë dalë pas humbjes, që janë grupuar në dy drejtime, nga njëra anë për të rrëzuar Bashën. dhe e dyta; nxitimi i një pjesë për të mbrojtur apriori Bashën. Të dy palët, qoftë ata që janë përjashtuar në 20017, qoftë ata që s’janë pjesë e listës tani, kanë mungesë sinqeritet, hipokrizi, shkojnë e hedhin shigjetat diku tjetër. Vatra është Berisha. Do ishte gabim nga unë nëse do rrëshqisja në planin personal. Vetë zoti Berisha e di, se di kush më mirë se ai. E di sepse është një njeri që e ka ndërtuar vetë atë klimë. E di fare mirë se nuk mjafton që të jesh i gëzuar që të kesh qeverinë. Në rast se sot do të them se cilat janë institucionet me më rëndësi në Shqipëri? Është kryeministri dhe kryetari i opozitës. Janë gati ekuivalent në fuqinë politike. Ndaj kjo është arsyeja e betejës së madhe për ruajtjen e pozitës së kreut të opozitës.

Paraardhëse

‘Ka shpërndarë brenda muajit mars-prill 40 milionë euro duke ndikuar në zgjedhje’, Bashkia e Durrësit i përgjigjet menjëherë Partisë Demokratike

Pasardhëse

Manastirliu ‘shkëputet’ nga kostumi zyrtar i politikës, publikon foton krah vajzave dhe bashkëshortit (FOTO)

Pasardhëse

Manastirliu ‘shkëputet’ nga kostumi zyrtar i politikës, publikon foton krah vajzave dhe bashkëshortit (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.