• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kush janë politikanët e lartë shqiptarë që mund të dalin garant për të liruar me kusht Hashim Thaçin

1 May, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
106
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Jo vetëm Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, por edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, mund të garantojnë për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.Kështu është shprehur për “arbresh.info” drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj.

Miftaraj tha se nëse një garanci e tillë nuk bëhet nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, ajo mund të bëhet edhe nga Meta e Rama.

“Nëse kjo nuk garantohet nga Kosova, e njëjta mund të garantohet nga Shqipëria, respektivisht nga Presidenti Meta apo Kryeministri Rama, por që nuk e kanë peshën dhe rëndësinë e njëjtë sikur kjo të vinte nga Kosova”, u shpreh Miftaraj.Ai, pohon se para se të japin një garanci të tillë para Dhomave të Specializuara, qoftë institucionet e Kosovës, apo ato të Shqipërisë, duhet të marrin edhe ato një siguri nga të akuzuarit dhe avokatet e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata.

“Duke marrë për bazë se një garanci e tillë do të mund të zbatohet edhe për të akuzuarit e tjerë, institucionet në Kosovë si Presidenca, por edhe Zyra e Kryeministrit para se të marrin një vendim të tillë për të garantuar, sigurisht do të duhej të merrnin garanci ose siguri nga vetë të akuzuarit dhe avokatët e tyre se do të respektojnë masat e caktuara nga gjykata nëse do të liheshin për t’u mbrojtur në liri. Në raste të tilla fjala dhe premtimi i Presidentit dhe Kryeministrit kanë peshë andaj edhe merren si të mirëqena nga gjykata speciale”, thotë Miftaraj.

Një ditë më parë, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës publikoi vendimet refuzuese në lidhje me aplikimet e ish-presidentit, Hashim Thaçit, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për lirim me kusht apo të përkohshëm.Megjithatë, paneli i kësaj gjykate ka lënë një mundësi të hapur. Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shprehur qëndrimin se ekzistenca e një Shteti të Tretë mund të shihet si “ofertë” vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

Paraardhëse

Arbana Osmani zbulon personin special të jetës së saj që i bëri dhuratën e veçantë (FOTO)

Pasardhëse

Një tjetër demokrat del në krah të Lulzim Bashës dhe paralajmëron zhvillime të bujshme

Pasardhëse

Një tjetër demokrat del në krah të Lulzim Bashës dhe paralajmëron zhvillime të bujshme

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.