• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kushtetuesja cakton seancën për sherrin mbi ministrat, presidenti paralajmëron se nuk do dekretojë qeverinë e re

1 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
349
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rindizet beteja Rama-Meta. Gjatë këtyre ditëve kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë shkëmbyer akuza dhe replika në distancë, ndërkohë që “lufta” mes tyre është spostuar edhe në rrafshin institucional. Pas disa shtyrjes, në horizont tashmë është shfaqur përballja mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta për dekretimin e ministrave. Gazeta ka mësuar se më 18 maj do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta për kompetencat për dekretimin e ministrave. Ka qenë vetë ky institucion, i cili në faqen zyrtare bën me dije se kjo mosmarrëveshje mes dy krerëve të shtetit do të zgjidhet në javën e tretë të muajit maj.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pra, përveç debatit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ky i fundit dhe kryeministri Edi Rama pritet të përplasen me njëri-tjetrin edhe për sherrin mbi ministrat. Po si ka nisur sherri për dekretimin e ministrave mes Ramës dhe Metës? Ka qenë muaji janar i vitit 2019, kohë kur kryeministri Edi Rama propozoi si zëvendësuesin e Bushatit, Gent Cakajn. Ky i fundit u dërgua për dekretim tek presidenti Ilir Meta. Aty, Cakaj ngeci në rrjetën e skanimit të Presidencës. Meta ktheu dekretin për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës, mungesën e përvojës si dhe shkeljen që ka konsumuar pasi prej 7 muajsh ka mbajtur detyrën e zv/ministrit pa qenë i pajisur më parë me certifikatë sigurie. Certifikatën e Sigurisë DSIK, Cakaj e mori 24 orë pasi aplikoi, kohë që përkonte me momentin kur qeveria e kishte propozuar për ministër të Jashtëm. Por pavarësisht kësaj, zoti Cakaj nuk u emërua kurrë në post, por ushtroi detyrën në vend të kryeministrit Edi Rama, i cili mori përsipër kompetencat e kryediplomatit.

Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto fërkime dhe përplasje, presidenti Ilir Meta ka dalë dje në një konferencë për shtyp, ku ka paralajmëruar se nuk do të njohë qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të cilat u fituan nga Partia Socialiste. Gjatë një konference për shtyp nga Presidenca, presidenti Meta deklaroi se zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende dhe se sipas tij, rezultati i deritanishëm mund të jetë vetëm paraprak. Madje, zoti Meta theksoi se duhet rinumëruar gjithçka, ndërsa vuri theksin te numri i madh i votave të pavlefshme që, sipas Metës duhet të hetohen.

“Ka përfunduar dita e votimit, jo zgjedhjet. I ka të gjitha mundësitë që të jetë vetëm një rezultat paraprak. Procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, ankimimet nuk kanë nisur akoma. Prandaj, në radhë të parë dua të falënderoj qytetarët që pavarësisht çfarë ndodhi iu përgjigjën thirrjes së presidentit, morën pjesë në zgjedhje. Së dyti, të mos harrojmë se në këto zgjedhje kemi një numër të paprecedentë të fletëve të pavlefshme. Prandaj, duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti dhe fletë votimi, të rinumërohet gjithçka se pamjet filmike janë atje. Është shumë e lehtë për të parë ekspertizën, nëse një fletë ka dy kryqe a i ka bërë e njëjta dorë. U bëj thirrje të gjithë forcave politike të përqendrohen duke mos cenuar më tej integritetin e këtij procesi për të rinumëruar çdo votë që është hedhur nga qytetarët”, deklaroi Meta.

Pra, fakti që Meta thotë se nuk kanë mbaruar zgjedhjet dhe injoromi që iu bëri gazetarëve kur e pyetën dje nëse do mandatojë Ramën për qeverinë e re, tregojnë se ai pritet që të mos e japë dekretin.

Paraardhëse

Shkarkimi i Bashës mision i pamundur, anëtarët e Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar mbështetës të liderit demokrat

Pasardhëse

Meta gati të përfundojë në SPAK sipas shembullit “Gruevski”, PS mbledh firmat për ta shkarkuar

Pasardhëse

Meta gati të përfundojë në SPAK sipas shembullit “Gruevski”, PS mbledh firmat për ta shkarkuar

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.