• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shkarkimi i Bashës mision i pamundur, anëtarët e Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar mbështetës të liderit demokrat

1 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
91
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë vijuar edhe dje me tentativat për të larguar Lulzim Bashën nga drejtimi i Partisë Demokratik. Para selisë së PD është mbajtur një tjetër protestë, por me mbështetje minimale. Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka qenë i pranishëm prej ditësh në protestë. Edhe ditën e djeshme, Elezi u shpreh se Basha duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda partisë. Sipas tij do të mblidhen firma edhe nëpër rrethe për të treguar revoltën dhe për të shkarkuar Bashën.

“Lulzim Basha duhet të tërhiqet, të hapet procesi zgjedhor dhe në garë të fitojë ai që e meriton. Do të mbledhim firma për të treguar revoltën. Do të bëjmë takime në rrethe për të mbledhur firma për të treguar se duhet shkarkuar Basha”, tha Elezi.

Po ashtu edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, kërkoi edhe njëherë dje dorëheqjen e kreut të PD-së duke rikonfirmuar dhe kandidaturën e tij. Ai tha se Basha ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen. Kadilli u shpreh se ai duhet të tërhiqet, pasi nuk i çoi demokratët drejt fitores. Sipas tij është problemi i Bashës që njerëzit zgjedhin thesin e miellit para tij duke iu referuar kështu akuzave ndaj qeverisë për shitblerje të votës.

“Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentuara që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin. Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben interesit të demokratëve dhe as shqiptarëve. Jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD, për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen. Ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen, e kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore. Nuk ia doli. Këtë deklaratë në këtë udhëtim që kam nisur dëshiroja ta bëja në ambientet e PD. Shpresoj që këto të jenë keqkuptime dhe të zgjidhen shpejt dhe t’u flasë anëtarëve nga selia. Nuk dua të hy në partinë time vjedhurazi, por si një njeri që ka hapësirën e tij të lirisë. Është problemi i Bashës nëse shqiptarët nuk zgjedhin atë para thesit të miellit”, tha ai.

Po cilat janë procedurat që ndiqen për shkarkimin e kryetarit të partisë? Në Statutin e Partisë Demokratike, neni 48 pika 4 thuhet se është Kuvendi Kombëtar ai i cili vendos për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Por në nenin 47 pika 2 të Statutit thuhet se Kuvendi Kombëtar përbëhet nga anëtarët e Kryesive të degëve, përfshirë anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të Degës; anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, sekretarët funksionalë të Partisë Demokratike, koordinatorët tematikë, koordinatorët e procesit zgjedhor në Degët e Partisë Demokratike dhe funksionarët e Selisë Qendrore të Partisë Demokratike. Kështu që shkarkimi i kreut të PD Lulzim Basha është thuajse i pamundur pasi në përbërjen e Kuvendit Kombëtar janë të gjithë mbështetësit e tij duke filluar nga deputetët që do të hyjnë tani në Parlament e deri tek anëtarët e bordit dhe sekretarët. Kujtojmë se të gjithë ata të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, janë besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët në zgjedhjet brenda partisë, ishin të lënë jashtë.

Paraardhëse

Meta del me mesazhin e fuqishëm që në orët e para të mëngjesit: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh

Pasardhëse

Kushtetuesja cakton seancën për sherrin mbi ministrat, presidenti paralajmëron se nuk do dekretojë qeverinë e re

Pasardhëse

Kushtetuesja cakton seancën për sherrin mbi ministrat, presidenti paralajmëron se nuk do dekretojë qeverinë e re

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.