• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bushati tregon çfarë duhet të ndodhë në selinë blu, thumbon hapur Sali Berishën

30 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
170
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në radhët e demokratëve janë shtuar zërat për largimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati tha se kjo është një betejë jo vetëm për largimin e Bashës, por është një hap për të rithemeluar PD dhe për t’i dhënë vendin një opozitë përballë një Rame që është shumë i pushtetshëm.

Bushati tha po ashtu se në fund të qershorit kreut të PD-së i mbaron mandati, dhe shtoi se do të ketë zgjedhje brenda PD-së, por e rëndësishme është sesa demokratik do të jetë ky proces. Më tej Bushati tha se PD nuk duhet të ngelet peng i së shkuarës, duke u shprehur se ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet, nëse i refereohmei Berishës, por edhe kryetari ‘de jure’, të tërhiqen dhe ti hapet rruga zgjedhjes së një lideri të ri.

“Beteja nuk është këtë radhë për të larguar Bashën është një moment, një kusht një hap i parë, për një betejë më të madhe, është për të rithemeluar për t’i dhënë vendit opozitë përballë një Rame shumë të pushtetshëm. Kjo bëhet pas krijimit të një bashkimi të madh. Jemi si në vitin 90. Unë e quaj z. Rama fitues. Prisja që të ndëshkohej në këto zgjedhje, pasi vazhdojmë të jemi vendi më i varfër në Europë, dhe vazhdon të qeverisë pa asnjë lloj kontrolli. Ky lloj pushteti kërkon një opozitë të ftohtë.

Askush brenda strukturave, nuk po flet. Nishani nuk është thjeshtë vetëm një kontribuues kryesor në PD, por është dhe kryetar i Këshillit, Kombëtar që është organi më i lartë vendimarrës në PD. Sot nuk flasin njerëzit, por do të shtyjmë ato demokratë, që të shpëtojmë shtëpinë e lirisë.

Të gjithë janë të zhgënjyer, nuk bëhet fjalë vetëm për demokratët. Thelbi i diskutimit është ndryshimi i kësaj situate në Shqipëri. Nuk mjafton vetëm largimi i Bashës, për shkak edhe të një mbarimi të mandatit, mbase fundi i muajit qershor do të ketë zgjedhje për kryetar brenda PD. Çështja shtrohet a do të ketë thjesht një proces demokratik, apo do te këtë një reflektim të thellë përtej kësaj.

Z. Basha është i emëruar nga Berisha në 2013 dhe është zgjedhur nga një proces jotransparent në 2017. Edhe sikur z. Berisha të jetë kryetari De Facto tani jemi në një moment tjetër, në 2021. PD nuk duhet të ngelë peng i një të shkuar sado e lavdishme të jetë ajo. Sali Berisha nuk është person i progresit, por i regresit. Për mua ka ardhur koha që edhe kryetari në hije të tërhiqet edhe kryetari de jure të hape rrugën që të zgjidhet një lider i ri.” – tha Bushati për Report Tv.

Paraardhëse

“Shpifjet dhe gjuha e urrejtjes e morën përgjigjen!” Lefter Koka reagon pas akuzave ndaj tij, del me mesazhin e fuqishëm

Pasardhëse

“Kërkohet një hetim urgjent dhe serioz!” Nuk ndalet Ilir Meta, pas konferencës lëshon një tjetër paralajmërim

Pasardhëse

“Kërkohet një hetim urgjent dhe serioz!” Nuk ndalet Ilir Meta, pas konferencës lëshon një tjetër paralajmërim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.