Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar për kallëzimet penale që kanë dorëzuar pranë këtij institucioni për zgjedhjet e 25 prilli.
Sipas SPAK, nga 55 kallëzime, 50 prej tyre janë bërë nga PD.
Kjo lëvizje ka sjellë dhe reagimin e ambasadores Yuri Kim, e cila shkruan se askush nuk është mbi ligjin.
“Lajm i mirë njoftimi i SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruhet në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post