• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Numërohen 70% e kutive të votimit, PS bie me 4 mandate, ja si ndahen qarqet

26 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
334
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasditja e sotme ka sjellë një ndryshim sa i takon ndarjes së mandateve në rang qarqesh mes PS dhe PD ku kjo e fundit e ka rikuperuar ndjeshëm pozitën e saj përballë rënies së socialistëve.

Nga 77 mandate, PS ka zbritur në 73 mandate, ndërsa PD është rritur në 60 mandate nga 56 që kishte në orët e paradites.

PS kryeson në 8 qarqe të vendit, kryesisht në jug dhe Shqipërinë e mesme. Ndërsa PD mban kreun në katër qarqe të veriut, konkretisht Shkodër, Lezhë, Kukës dhe së fundmi edhe në Dibër.

Në Kukës beteja është mbyllur ku PD ka triumfuar me 2 mandate përballë 1 mandati të kampit kundërshtar.

Kryeqendra e Veriut, Shkodra kryesohet nga Partia Demokratike me 6 mandate, PS ka tre mandate, ndërsa LSI dhe PSD kanë nga një mandat.

Në Lezhë, PD mban kreun me 4 mandate, PS ka 3 mandate ndërsa partitë e tjera deri tani nuk kanë asnjë deputet.

Dibra ka qenë qarku surprizë i orëve të pasdites, ku pas një epërsie të lehtë nga socialistët, në avantazh ka kaluar PD me tre mandate. PS ka aktualisht dy mandate. Aktualisht mbeten pa u numëruar në këtë qark edhe 24 kuti dhe mundësitë që rezultati të ndryshojë sërish janë të vogla.

Në Durrës, PS ka rënë me një mandat nga orët e paradites nga 9 në 8 mandate, ndërsa PD është rritur në 6 mandate.

Nga ana tjetër në Durrës, LSI nuk ka siguruar ende një mandat në Durrës, por në rast se do të fitojë edhe një përqindje votash në orët në vazhdim mund të marrë mandatin e tetë të socialistëve. Deri tani në këtë qark mbeten pa numëruar edhe gjysmat e votave.

Kryeqyteti ka sjellë një tjetër ulje, sa i përket mandateve të socialistëve që prej orëve të mëngjesit, nga 19 në 18 mandate. PD ka 15 mandate, LSI 2 mandate ndërsa PSD 1 mandat.

Në Elbasan gara udhëhiqet nga socialistët me 8 mandate, PD ka 6 mandate, ndërsa partitë tjera nuk kanë marrë akoma asnjë mandat.

Garë e ethshme paraqitet në Korçë, ku diferenca mes PS dhe PD është vetëm një mandat dhe socialistët kryesojnë me 6 mandate. Në Berat PS ka 4 mandate, PD 2 mandate ndërsa LSI një mandat.

Në Fier PS kryeson deri tani me 9 mandate, PD ka 6 mandate ndërsa LSI një mandat. Vlora ka sjellë dyfish të epërsi të socialistëve me 8 mandate, ndërsa PD ka katër mandate. Edhe në Gjirokastër kryesojnë të majtët me 3 mandate, 1 mandat PD ndërsa partitë e tjera nuk kanë asnjë mandat.

Deri më tani në të gjithë vendin janë numëruar 70 të kutive në të gjithë vendin, KQZ deklaroi mbrëmjen e djeshme në përfundim të orarit zyrtar të votimit se rezultati do të publikohet pas 48 orësh, konkretisht brenda të martës së 27 Prillit.

Paraardhëse

“E nisi me 77 mandate e darka e gjeti me 73”, gazetari ironizon Ramën

Pasardhëse

Kush do i fitojë zgjedhjet? Blendi Fevziu tregon skenarin: Shpresoj që Rama të japë dorëheqjen

Pasardhëse

Kush do i fitojë zgjedhjet? Blendi Fevziu tregon skenarin: Shpresoj që Rama të japë dorëheqjen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës...

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.