Në Shqipëri, që prej natës së mbrëmshme ka nisur numërimi i votave për parlamentin e ri të vendit. Ndërsa ka përfunduar procesi për më gati 60 përqind të qendrave të votimit, rezutati i deritanishëm jep fituese Partinë socialite të Kryeministrit Edi Rama.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar rreth 50% e kutive të votimit, ku Partia Socialiste kryeson me rreth 21 mijë vota diferencë nga PD.
Gara mbetet e fortë mes të dyja partive, pasi deri më tani sipas projeksioneve PS ka marrë 18 mandate dhe PD 15.
Partisë Socilistëve i duhen 1279 vota më shumë se PD që të marrë mandatin e 19.
Diskutime rreth kësaj post