• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi: Opozita e Bashkuar ka fituar 85-90 mandate

25 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një deklaratë të fundit mbi zgjedhjet, tha se Opozita e Bashkuar ka arritur të marrë 85-90 mandate, ndërkohë që LSI ka arritur të marrë 28-30 mandate.

Deklaratë për mediat e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

“Shumë shpejt u takuam përsëri. Tashmë që të gjitha qendrat e votimit po mbyllen përfundimisht, ka pasur një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, mbi 1,7 milionë votues. Ajo që dua të theksoj është që asnjë ndjenjë euforie nuk duhet t’i kapi të gjithë. Komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të opozitës, po kështu të gjitha strukturat të bëjnë gati numëruesit, në mënyrë të tillë që procesi të shkojë deri në fund.

Nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër, por përkundrazi ta çojmë procesin deri në fund, sepse çdo moment, çdo sekondë, është ajo që e çon Shqipërinë drejt Evropës. Numrat që janë tregojnë për një fitore të jashtëzakonshme të opozitës. Sot të paktën në projeksionet e LSI-së, opozita e bashkuar ka nga 85-90 mandate, ku forcë e parë dhe e padiskutueshme është Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim them që ka nga 28-30 mandate në kutitë e votimit, në të cilat shqiptarët kanë votuar sot.

I bëj thirrje dhe njëherë të gjithë numëruesve të LSI dhe të PD të çojnë deri në fund procesin e numërimit, në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë cedim, qoftë edhe për një votë të vetme, sepse sot çdo votë në kutitë e votimit të 25 prillit është votë e shenjtë, është votë, e cila i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit në Shqipëri.

Prandaj, të dashur miq, u bëj thirrje të gjithë miqve, të gjithë simpatizantëve, të gjithë suportuesve të opozitës, të LSI-së, të Partisë Demokratike, të të gjithë aleatëve dhe të frontit të bashkuar, të vazhdojmë për ta çuar deri në fund këtë proces, me qetësi, pa u provokuar, pa dëgjuar edhe exit-poll-et e fundit të televizioneve të cilat po fillojnë dhe po marrin paratë e fundit dhe gjobën e fundit nga Rilindja, e cila po ikën.

Prandaj të jemi të jemi të kujdesshëm, ta çojmë deri në fund procesin, të ruajmë qetësinë, ta ndjekim hap pas hapi dhe mos harroni: Opozita ka në kutitë që qytetarët shqiptarë kanë votuar 85 deri në 90 mandate.Jua them me bindje të plotë dhe jam e bindur që kjo është një nga ditët më të rëndësishme që i ka dhënë fund tranzicionit shqiptar.Zoti ju ruajt, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti ju dhëntë forcë. Ta çojmë deri në fund dhe ta mbyllim këtë proces për ti treguar të gjithëve që shqiptarët dhe opozita janë më evropianë se evropianët.”-shprehet Kryemadhi.

Paraardhëse

Ambasadorja e SHBA del me apelin e fortë: Kandidatët dhe udhëheqësit të mos supozojnë rezultate pa përfunduar numërimi i votave

Pasardhëse

Shikoni si ndahet mandatet mes PS dhe PD në Gjirokastër, LSI rezultat surprizë

Pasardhëse

Shikoni si ndahet mandatet mes PS dhe PD në Gjirokastër, LSI rezultat surprizë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.