• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Jep dorëheqje zëdhënësi i kësaj partie në vend, zbulohet arsyeja pse

25 April, 2021
në Kosovë, Kryesore
0
208
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avni Bytyçi i ka kërkuar ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt, që ta lirojë nga detyra e zëdhënësit në fund të këtij muaji. Vendimin për largimin nga kjo pozitë, Bytyçi thotë se e ka marrë pasi gjatë muajve në vijim do të punojë ngushtë me ekipin mbrojtës të Kadri Veselit në Hagë.

“Për të ruajtur parimin e mos ndërhyrjes, paanshmërinë dhe për të siguruar që puna ime nuk konsiderohet ndërhyrje politike në asnjë formë, e pas një bisede të shkurtër me z. Veseli, po tërhiqem nga çdo funksion dhe pozitë që kam në Partinë Demokratike të Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera. Tutje, ai ka falënderuar PDK-në për mundësinë dhe hapësirën, gjithashtu edhe mediat për bashkëpunimin.

Postimi i tij i plotë:

“Të nderuar anëtarë dhe votues të Partisë Demokratike të Kosovës,

Para disa ditësh, pas një diskutimi të gjatë me Kryetarin në Detyrë z. Hoxhaj, kam kërkuar nga ai që të më lirojë nga detyra e Zëdhënësit të partisë në fund të këtij muaji. Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë, të qenit zëdhënës i një partie kaq të madhe, me traditë e shumë vlera, është një privilegj që shumë pak e kanë pasur fatin ta kenë. Jam thellësisht falënderues për hapësirën që më është dhënë në PDK, përkrahja nuk më ka munguar asnjëherë, në asnjë nivel. Përkundrazi unë gjithmonë jam gjendur në një mes të njerëzve të cilët më kanë motivuar për të ecur përpara.

Mirëpo, rrugëtimi im në politikë është shkurtuar pa dëshirë nga rrethanat në të cilën gjinden themeluesit e shtetit të Kosovës dhe ish Kryetari i Partisë, z. Veseli. Gjatë muajve në vijim unë do të punoj ngushtë me ekipin mbrojtës të z. Veseli në Hagë. Për të ruajtur parimin e mos ndërhyrjes, paanshmërinë dhe për të siguruar që puna ime nuk konsiderohet ndërhyrje politike në asnjë formë, e pas një bisede të shkurtër me z. Veseli, po tërhiqem nga çdo funksion dhe pozitë që kam në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë, më vjen sinqerisht keq që po largohem në këto rrethana në të cilat gjendet partia, megjithatë nuk mund të mohoj se për mua personalisht, edhe po besoj për shumë të tjerë, beteja ligjore për pafajësinë e themeluesve të UÇK-së në Hagë, është betejë më e rëndësishme se sa karriera ime personale, besa edhe vet fati im në politikë.

Rruga e jetës është shumë interesante, ka qenë rastësi takimi im i parë me Kadri Veselin, por jo edhe rrugëtimi im në politikë përkrah tij.

Po ajo që më bën krenar, është që i kam qëndruar besnik parimeve të ndershmërisë, mos mashtrimit dhe përkushtimit për përgjegjësitë, detyrat dhe zotimet e mia. Në anën tjetër më vjen keq që ndoshta nuk kam ditur të punojë më mirë e të bëj më shumë.Dëshiroj të falënderoj z. Hoxhaj dhe tërë kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës për kujdesin dhe respektin e treguar, kolegëve të mi në parti, ju jam mirënjohës nga zemra për këshillat, mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Jam falënderues po ashtu ndaj gazetarëve, mediave edhe anëtarëve të shoqërisë civile me të cilët kam bashkëpunuar, ju uroj nga zemra vetëm suksese e shpresoj se do të takohemi prapë në rrethana tjera.Në fund, shpreh falënderim të veçantë për familjen time edhe miqtë që kanë treguar gjithmonë durim për mungesën time për shkak të angazhimeve, jam mirënjohës që gjithmonë më kanë qëndruar pranë.

Faleminderit PDK!”-shprehet Bytyci.

Paraardhëse

Bashës apo Ramës? Kujt ia besoj votën Majlinda Bregu dhe vajza e saj (FOTO)

Pasardhëse

KQZ në kaos pasi u sulmua nga hakerat, Celibashi jep lajmin e mirë

Pasardhëse

KQZ në kaos pasi u sulmua nga hakerat, Celibashi jep lajmin e mirë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.