• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Thirrini mendjes”, Presidenti Meta zbulon letrat që i ka dërguar Ardi Veliut dhe paralajmëron rëndë policinë, prokurorinë e komisionerët

24 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta nga konferenca e jashtëzakonshme që mbajti sot paralajmëroi policinë, prokurorinë dhe komisionerët, t’i thërrasin mendjes dhe të tregohen të drejtë dhe të paanshëm gjatë procesit të votimit, pasi sipas Kreut të Shtetit, kjo është një provë zjarri për ta.

Meta deklaroi se i ka dërguar letër kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për Durrësit, dhe do i dërgojë edhe për Vlorën, ku i ka treguar me emra dhe fakte, personat, që sipas Presidentit, po kryejnë krime zgjedhore.

Deklarata e Metës:

“Gjatë gjithë kohës dërgoj letra, qeverisë, policisë, SHISH, i kam dërguar 18 letra prokurorisë vetëm për këtë çështje. Do bëj dhe hetim, kush kërkon të marrë zvarrë fatin e shqiptarëve. Ndaj ju bëj thirrje të reflektojnë urgjentisht dhe të merret vendim për këto çështje. Duhet ta dinë të gjithë çunat problematikë, që do të përfundojnë në burg. Do të ketë ligj të posaçëm, që nuk do të përfshihen më në administratën shtetërore. Nuk do ta ndërrojmë administratën sipas qejfit të partive.

Në këtë drejtim i kam dërguar një letër zyrtare Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër, edhe sot, që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe të gjithë simpatizantët e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që çdo provokim që do të kenë ata, të izolohet. Të gjithë të ruajnë qetësinë, do jetë një ditë e mrekullueshme për Shqipërinë. Mjerë kush punon për krimin zgjedhor, kjo histori ka mbaruar. Asnjë ligj i reformës në drejtësi nuk do të preket, do të punohet me ligjet e qeverisë aktuale, sidomos ato për ministrinë e Brendshme dhe policinë, për 48 orë vendoset rendi dhe çunat problematikë shkojnë aty ku e kanë vendin.

Letra për ata është përgjegjësi e madhe, sepse kanë ikur nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër Presidentit, që i ka paralajmëruar me kohë për pasojat. Zgjedhje daneze të mos presin as ata, se nuk i kam pritur as unë, por të koordinohen për të shmangur çdo provokim, për të ruajtur çdo votë, edhe të kandidatëve socialistë, sepse pasi të mbarojë numërimi i votave për partitë, mund të bjerë përqendrimi dhe mund të fillojnë lojërat për të ndërruar kandidatët.

Kam dërguar letër edhe për Durrësin, për drejtorin e Policisë s Shtetit, me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës, që shkojnë e intimidojnë qytetarët atje, tani kam letër përsëri për drejtorin e policisë për Vlorën, me emra dhe fakte. Këto janë gjëra të vogla, përgjegjësia tani për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, mbi policinë, mbi komisionerët, të bëjnë detyrën, të qëndrojnë të paanshëm, dhe është përgjegjësi historike, t’i thërrasin mendjen, është provë zjarri”, u shpreh Meta.

Paraardhëse

Përplasja e fortë me ambasadoren Yuri Kim, shpërthen Ilir Meta dhe nuk lë gjë pa thënë: Presidenti i Shqipërisë nuk presionohet nga ata që flasin anglisht, por mendojnë serbisht

Pasardhëse

Habit Presidenti Meta, iu drejton thirrjen e fortë mbështetësve të opozitë dhe zbulon çfarë mund të ndodhë nesër

Pasardhëse

Habit Presidenti Meta, iu drejton thirrjen e fortë mbështetësve të opozitë dhe zbulon çfarë mund të ndodhë nesër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.