• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mediat e huaja jehonë situatës politike: Zgjedhjet në klimë tensioni dhe pasigurie

24 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nesër Shqipëria do të zgjedhë përfaqësuesit e saj në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Procesi ka marrë vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të fqinjëve grekë. Media “Protothema” i ka dedikuar një artikull zgjedhjeve në vendin tonë, duke analizuar të gjithë përplasjet politike në vend, ndërsa vëmendje kanë marrë edhe përfaqësuesit e minoritetit grek. Është theksuar fakti se të gjithë janë vendosur në vende që cilësohen si të sigurtë në listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa nuk kanë harruar të përmendin presidentin turk Recep Tajip Erdogan, teksa shënojnë se zgjedhjet po zhvillohen me ‘aromë turke’.

Artikulli i plotë:

Në një klimë veçanërisht e tensionuar, të përkeqësuar edhe nga pandemia e koronavirusit, të dielën Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare. Në vitet e fundit vendi ka përjetuar një krizë të tensionuar politike, me ekzagjerime verbale dhe me shumicën e opozitës që abstenojnë nga parlamenti. Sipas sondazheve të fundit, Kryeministri Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste, po garon për rizgjedhje për të tretën herë, por analistët thonë se rezultati është i paqartë. Rama përballet me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, i cili ka bërë aleancë me parti të vogla, të cilët i bën bashkë pasioni kundër PS-së. Periudha parazgjedhore u karakterizua nga fyerje, akuza për korrupsion dhe incidente të dhunshme midis dy partive të mëdha. Një anëtar i Partisë Socialiste humbi jetën në një shkëmbim zjarri me mbështetësit e Demokratëve. Partia LSI e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili nga një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës është kthyer në kundërshtarin e tij, kërkon që të jetë vendimtare.

Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), e cila përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipëri, i është bashkuar aleancës me Partinë Demokratike me të vetmin qëllim; rrëzimin Edi Rama nga qeverisja e vendit. Dule garon në Tiranë, në një pozicion të sigurtë. Ndërsa përfaqësuesi tjetër i pakicës, Niko Kuris është në listën e PS në Vlorë. Po ashtu Vangjel Tavo është vendosur në krye të listës së LSI në Gjirokastër, por e ka të vështirë zgjedhjen në Kuvend.

Shqiptarët që jetojnë në kufi nuk do të votojnë dot pasi qeveria Rama vendosi një karantinë 14-ditore për ata që kalojnë kufirin. Kjo lëvizje vlerësohet se synon të parandalojë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Zgjedhjet do të mbahen me një “aromë” të fortë turke, pasi Presidenti turk Tayyip Erdogan deklaroi publikisht mbështetjen e tij për Edi Ramën, “duke dhuruar” një spital të ri në qytetin e Fierit. Spitali, është cilësuar si një simbol i miqësisë shqiptaro-turke dhe u përfundua në muaj vetëm dy e gjysmë, me kosto 70 milion euro. Po ashtu interesimi i bashkësisë ndërkombëtare për zgjedhjet e së Dielës është veçanërisht i lartë. OSBE, SHBA dhe BE do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor, i cili është një provë serioze e funksionimit të duhur të institucioneve të brishta në Shqipëri.”-thuhet në artikull.

Paraardhëse

PD ndalon makinën e kryetarit të PS-së dhe zyrtarit të tatimeve në Korçë, policia shkon me urgjencë në vendngjarje (VIDEO)

Pasardhëse

Takim një orë ‘kokë më kokë’ me Lulzim Bashën, Yuri Kim largohet nga selia e PD-së, zbulohet çfarë diskutuan

Pasardhëse

Takim një orë ‘kokë më kokë’ me Lulzim Bashën, Yuri Kim largohet nga selia e PD-së, zbulohet çfarë diskutuan

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.