Një dita para zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në vendin tonë, Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë me një thirrje të fortë ku njofton se do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i cili njofton se Meta do të dalë në konferencë në orën 11:30.
Mesazhi i zëdhënësit të Metës:
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.”-shkruan Blushi.
Diskutime rreth kësaj post