• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Do të kemi një cunam të dielën’, Veliaj i jep lajmin e keq Metës dhe Berishës

22 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
473
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë dhe njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erjon Veliaj, në një lidhje live në Top News, vetëm pak minuta para se të nis aktiviteti i madh përmbyllës të fushatës në Tiranë, është shprehur shumë optimist për datën 25 prill.

“Unë nuk parashikoj dot të keqen, përsa kohë kemi thënë që pas fasadës të Lulit dhe Monikës është Iliri dhe Berisha nuk mund të kishte një vërtetësi më të madhe të kësaj thënie me atë që ndodhi, u kthyem në vitet 90, pamë njerëz që hipin në shtyllat e tensionit. Përsa kohë regjisorët e këtij spektakli janë Iliri dhe Saliu nuk besoj se ka njeri naiv që u zhgënjye kur pa atë që pash. Ishte një ngjarje shumë e trishtë por vota është më e fortë se plumbi dhe barbaria dhe xhipat me xhama të zinj që kemi parë”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

Kretari i Bashkisë thotë më tej se në vitin 2021 nuk ja vlen të bësh burg dhe të vrasësh për Ilir Metës dhe as të ushtrosh dhunë për njerëz që iu ka ngelur ora në vitin 97’.

“Nuk mendoj se njerëzit janë plaçkë, beteja është për zemrat dhe mendjet e njerëzve. Do të kemi një cunami nga reagimi i qytetarëve kundër vrasjeve. Edi Rama hapi pas shumë vitesh aeroportin në Kukës. Në vitin 2021 ja vlen akoma të bësh burg dhe të vrasësh për Ilir Metën, të ushtrosh dhunë për njerëz që iu ka ngelur ora në vitin 97’. Do kemi një surprizë në Tiranë. Të votosh PD që ende vret njerëz apo LSI që bllokon vaksinën është tradhti, por jo kombëtare, është tradhti ndaj familjeve dhe fëmijëve të tyre. Të votosh Sali Berishën dhe Metën është të tradhtosh interesin e familjes tëndë. Votoni PS, rrini djathtë me bindje por votoni atë që punon, bashkon dhe çon Shqipërië përpara. Si ky shi do të kemi bereqet nga një cunami votash”, tha Veliaj.

Veliaj, i cili ka drejtuar fushatën e socialistëve në kryeqytet, tha se populli me votë do ndëshkojë njëherë e mirë dy mallkimet e këtij vendi që sipas tij janë Berisha dhe Meta. Ai gjithashtu paralajmëroi se pas zgjedhjeve ata do të përballen me drejtësinë.

“Është një sekret publik që Meta është një barcaletë në trupin diplomatik, nuk e dinë nëse është një rast klinik apo është një pacient që duhet kuruar. Është diçka që se thonë por e dinë të gjithë. Meta është sot që ndez barut, ndez përçarja. Meta është më shumë se një i pirë që flet përçart. Po bën një garë me Saliun, të dielën mbyllet karriera politike e Saliut dhe Metës.

Pasi populli shqiptar të japë verdiktin dhe të shkëputet njëherë e mirë nga këto mallkime, ju garantoj që edhe nga trupi diplomatik do kemi të reja e ata dy njerëz përveç problemeve që do kenë me drejtësinë në Shqipëri do kenë edhe shumë probleme të tjera.Basha nuk i merr vetë këto vendime, i bën Saliu dhe Meta bën gjithmonë mbas vaktit. Nuk ka fuqi të marri vendime. Jo shi po gurë të bien ne nuk ndalemi, votat janë më të forta se plumbat”, tha ai.

Paraardhëse

Ylli Manjani tregon çfarë po ndodh tre ditë para zgjedhjeve: Para pa fund për të blerë mos daljen e njerëzve në votime

Pasardhëse

Goditja e fundit, largohen nga ‘’Super League’’ Milan dhe Atletico Madrid, ngelen vetëm 3 klube

Pasardhëse

Goditja e fundit, largohen nga ‘’Super League’’ Milan dhe Atletico Madrid, ngelen vetëm 3 klube

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.