• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk është Tirana, ja cili qark mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve të 25 Prillit

20 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërsa në shumë qarqe të Shqipërisë rezultati në numër deputetësh është i vështirë për t’u ndryshuar, qarku i Durrësit me 14 mandatet e tij ka dëshmuar përgjatë historisë së tranzicionit se ka ndryshuar preferencën e votave në mënyrë të tillë, që ka sjellë ndryshime të rëndësishme në rezultatin kombëtar.

Qarku i Durrësit ka prodhuar përmbysje të thella elektorale –ndoshta më shumë se çdo qark tjetër në historinë e Shqipërisë. Partia Socialiste kontrollon pushtetin lokal prej vitit 2007, por rezultati ka ndryshuar nga një fitore e pastër e PD-së në vitin 2009 në një fitore të thellë të PS në vitin 2017.

Ndërsa në vitin 2009, PD mori 7 mandate, LSI 1 dhe PS 5 mandate, në vitin 2017, PS mori 8 mandate, PD 4 dhe LSI 2 mandate.

Durrësi është edhe qarku më i debatuar sa i përket lidhjeve mes politikës dhe krimit të organizuar, me grupe kriminale që dukshëm janë lidhur në zgjedhjet e viteve të shkuara me të dyja krahët e politikës shqiptare.

Në Qarkun Durrës, ku përfshihen bashkitë Durrës, Shijak e Krujë zgjidhen 14 deputetë.

Të dhënat historike të votimeve në qarkun e Durrësit sugjerojnë që nëse pesë deri në dhjetë mijë banorë ndryshojnë drejtimin e votës së tyre, PS-së mund t’i bjerë një mandat dhe t’i kalojë opozitës. Por për shkak se opozita garon me dy parti, aritmetika zgjedhore mund ta penalizojë atë, duke ulur efikasitetin e një ndryshimi të mundshëm në krahun e votimit.

Partia Socialiste ka hedhur në zgjedhjet e 25 prillit pak a shumë të njëjtën amalgamë kandidatësh kontroversë që i dhanë rezultat pozitiv më 2017, ndërsa politikani vendës Lefter Koka, i cili më 2013 dhe 2017 garoi për Lëvizjen Socialiste për Integrim, kësaj here garon në listën e Partisë Socialiste në pozicionin kyç, i shtati.

Menjëherë pas Kokës renditet Edi Rama, i cili synon të mbrojë rezultatin e vitit 2017 në këtë qark duke marrë tetë mandate, gjë që mund t’i japë edhe fitoren në rang kombëtar.

Por Rama është njëkohësisht kandidat edhe në Vlorë dhe pas zgjedhjeve, ai do të zgjedhë se kë prej qarqeve të përfaqësojë.

Lista e Ramës për Durrësin është blinduar edhe me figurat kontroverse Jurgis Çyrbja dhe Ilir Ndraxhi në Shijak si dhe Rrahman Rrajën nga Kruja.

Pjesa tjetër e listës së socialistëve plotësohet me Ana Dhamon, 36 vjeç, drejtoreshë rajonale e arsimit parauniversitar në Durrës, Artan Bitrin, 46 vjeç, aktualisht drejtor i Spitalit Rajonal në Peshkopi dhe më herët, drejtor te OSHEEE, Keida Bejaj, punonjëse në FSDKSH, Durrës, Arkend Balla, drejtor në Universitetin e Durrësit, Denis Deliu, ish-gardist, apo Klementina Meçi, e cila gjithashtu punon në FSDKSH-Durrës.

Demokratët e kanë hapur listën me Edi Palokën, për të vijuar me Agron Dukën, i cili është kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste dhe ish- ministër i Partisë Socialiste në periudhën 2001-2005.

Merita Bakiu, një mësuese nga Kruja garon në vend të tretë, ndërsa Oerd Bylykbashi garon në vend të katërt. Në vend të pestë renditet Ferdinant Xhaferraj, ish-ministër demokrat dhe kryetar i PD-së në Durrës, ndërsa në vend të gjashtë, Andia Ulliri nga Kruja, 22 vjeç, e cila në CV-në e saj thotë se ka arsim të lartë dhe se ka punuar menaxhere në një firmë private. Igli Cara, ish-kryetar i PD në Durrës renditet i shtati dhe ka gjithashtu një CV lakonike. Ai thotë se ka studiuar biokimi dhe se ka punuar në administratë, biznes dhe ka qenë deputet.

Rezeart Tusha është kandidati më i debatuar deri tani nga listat e PD-së, pasi është akuzuar nga Partia Socialiste si subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Tusha nuk ka dorëzuar një jetëshkrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por në deklaratën e dekriminalizimit ai thotë se është përzënë nga Zvicra si emigrant i paligjshëm në vitin 1995. Tusha është banor i Shijakut.

Manjola Luku, e nënta në listën e PD është një farmaciste. Ajo pasohet nga Florian Tahiri, i cili ka studiuar ekonomi në Itali dhe Suedi dhe ka punuar në administratë publike dhe në biznes privat, ndërsa jep leksione me kohë të pjesshme në Universitetin Epoka.

Në vend të njëmbëdhjetë, PD garon me Agim Baçin, kritik letrar dhe gazetar, i cili prej vitesh punon si zëdhënës i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Lista vijon me Selman Temën, oficer policie në Krujë, Erzen Laçin nga Sukthi dhe Merita Dakovellin, avokate nga Durrësi.

LSI garon në vend të parë me Elona Gurin, e lindur në Çorovodë dhe banuese në Tiranë, ndërsa në vend të dytë gjendet Bahri Shaqiri, i cili ka ndryshuar mbiemrin dhe njihet më së shumti si ish-drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. (BIRN)

Paraardhëse

‘Do rëndohet në ditët në vijim’ Meta i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama

Pasardhëse

Lulzim Basha zbulon lëvizjen e parë që do të bëjë nëse vjen në pushtet

Pasardhëse

Lulzim Basha zbulon lëvizjen e parë që do të bëjë nëse vjen në pushtet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.