• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Pa FSHF dhe me shumë akuza, Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i KOKSH

17 April, 2021
në Sport
0
152
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i KOKSH. Pa votën e FSHF dhe disa Federatave të tjera, të përjashtuara për arsye procedurale, Fidel Ylli merr drejtimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptarë me një mandat katër vjeçarë. Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

Nuk kishte shumë dilema në këtë pjesë pasi Ylli shihej si favorit absolut përballë dy kandidatëve të tjerë për president, Martin Biba dhe Vojo Malo. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore prodhoi shumë zhurmë përpara fillimit të sajë ku nuk munguan akuzat nga FSHF, kandidati për president Martin Bibia por dhe nga vetë Partia Demokratike që i konsideruan këto zgjedhje si jo legjitime dhe të kapura politikisht.

Nuk u pranua as kërkesa e FSHF-ës që kjo Asamble të shtyhej pas zgjedhje të 25 prillit dhe të kishte një gjithë përfshirje të Federatave dhe të mos ishte nën presion politik. Gjatë fjalës së tij përpara zgjedhjes si presidenti.

Fidel Ylli shpalosi dhe projektin e tij:

“Ne duhet të jemi Organizata që udhëheq sportin në vend. Të gjitha strukturat lokale dhe kombëtare që kontribuojnë për sportin të bëhen bashkë. Ana legjislative, financiare dhe menaxheriale janë ato që ne do I propozojmë sot KOKSH. Duam që për të parën herë të marrim një medalje Olimpike për Shqipërinë. KOKSH do transferohet me zyra pranë Parkut Olimpik, për të qenë më pranë Federatave.

Strategjia nis që nga Ëebsite, që të fusim rubrikën “Sportisti Im”, që çdo sportist kudo në botë të ketë vendin e tij, numrin e telefonit për të treguar arritjet. Kjo do bëhet e mundur me ministrinë e Migracionit, sepse ata kanë të dhënat për emigranëtët. Objektiv tjetër janë partner të tjerë dhe platforma sponsoirizimi, riorganizimi i CAS, që është si ai I Lozanës dhe këtë ligj e kemi kaluar në Kuvend.

Ne jo vetëm që zyrat do jenë të veçanta, por edhe gjyqtarët e CAS do vendosen nga Asambleja që mos ketë keqkuptime. Jo vetëm në KOKSH por edhe në FSHF ka shumë sportistë që marrin një dënim kalojnë nga këtu në Lozanë, duhet paguar hoteli, bileta avioni dhe shpenzime të tjera. Do ketë mundësi edhe për në Lozanë, por më parë të ankohen këtu. Kmei marrë çdo informacion dhe Lozanën e kemi sjellë këtu.

Sfidë është edhe legjislacioni edhe ligji I sportit. Duhet ta njehësonim ligjin shqiptar me atë evropian, ligj që Europa na I certifikon që kur të hapim negociatat të na njohë edhe Europa në sport me këto ligje. Ndryshimet e statutit të KOKSH janë të mira dhe grupi I punës ka bërë një punë voluminoze. Ishte e padrejtë që gara për president të niste 10-0 për kandidatët. Anëtarët me tituj individual të votohen në Asamble dhe jo të futen direkt në KOKSH.

Ligji I sponsorizmit nuk ka funksionuar por është aktualisht. Duhet të negociojmë me Qeverinë dhe pse jo të marrim një shembull si në Kosovë. Duhet të rrisim buxhetin dhe mos presim nga jashtë, as nga ato rroga skandaloze që na jep ministria. Dy shokë që kanë qeverisur KOKSH e kanë katandisur këtu ku është Komiteti. Fidelin mos e shihni si pjesë të Politikës, por shiheni si kampion që ka ardhur nga Sporti”, tha Fidel Ylli.

Paraardhëse

Kryeministri Rama ‘përballet’ me demokratin në Gjirokastër: “Doli një se po e prisja”

Pasardhëse

Lulzim Basha ashpërson tonet, del me paralajmërimin e fortë

Pasardhëse

Lulzim Basha ashpërson tonet, del me paralajmërimin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.