• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjiknuri nxjerr qëllimet e fshehta të Presidentit Meta dhe lëshon thirrjen e fortë

17 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
202
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për deputete i PS-së, njëherazi drejtuesi politik i kësaj partie për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri mbajti një takim elektoral në rajonin nr.3 ku shoqërohej nga kandidatët për deputete Pranvera Resulaj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferhati. Gjiknuri theksoi se opozita në qytet nuk ja doli të krijojë frymë ndaj dhe sëfundi po udhëhiqet nga Meta. Ndërsa u bëri thirrje vlonjatëve ta përdorin votën si referendum për të dhënë mesazhin se Vlora është vetëm pro zhvillimit.

“Dilni, mos e humbni këtë shans. Duke zgjedhur Partinë Socialiste dhe mirëqënia vjen duke u rritur. Prova që kemi dhënë në këto vite, janë garancia jonë në të ardhmen. Krahu tjetër nuk ofron asgjë, riciklohen të njëjtat figura, riciklohen të njëjtat premtime dhe pa asnjë provë se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Ndaj, nuk kanë asnjë arsye pse të kërkojnë votë këtu. Mos u gënjeni nga premtimet e tyre boshe! Lulzim Basha e provoi kur ishte edhe në bashki. Ne kemi bërë zgjedhjen tonë”, nënvizoi Gjiknuri.

Më tej ai u ndal tek Presidenti Meta dhe roli që ai ka marrë përsipër të luajë në këtë fushatë zgjedhore.

“Pasi nuk ja doli dot kjo opozita e Vlorës, tani na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi Presidenti, ngriti shtatmadhërinë e tij këtu dhe tha se do të shpëtoj Vlorën nga korrupsioni dhe nga krimi zgjedhor. Qëllimi i vërtet dihet, pasi partia e tij është për mua institucioni i korrupsionit zgjedhor. Sa herë është provuar ndonjë i kapur gjithnjë del i LSI-së dhe na akuzojnë ne pastaj. Erdhi zotëria tani dhe filloj me përçarje dhe me thirrje vëllavrasëse. Ai e mendon Vlorën sikur Vlora është një fuçi baruti, sikur do ti hedhi shkrepësen dhe vlonjatët do të shpërthejnë! Na shikojnë ne sikur jemi tipa sanguin e mezi presim Ilir Metën të dalim dhe të hedhin në det kuislingët. Çfarë do të thotë ai me erdha unë me çeta nga Skrapari?!

Ne jemi mikëpritës, dimë ta respektojmë mikun, e vëmë aty në qoshe dhe askush nuk ka të drejtë të na tregojë ne sesi do të bëjmë fushatë, si do komunikojmë me qytetarët apo të na thuash ti sesi duhet të votojnë vlonjatët. Nëse je vërtet lider i opozitës, dil këtu, jo si President. Në fakt, ai është lideri i opozitës dhe kur të shkoni të votoni, imagjinoni dhe atë Ilir Metën. Ky është një shans të bëjmë referendum vlonjatshe, e kërkoj referendumin Presidenti para ca kohësh. Le ta fillojë referendumin në Vlorë. Nr 12 është referendum edhe për ta. Ai është modeli atyre, ne jemi modeli i së ardhmes, ne duam zhvillimin, duam paqen dhe në 25 Prill në do ta tregojmë më votë!”, theksoi Gjiknuri.

Kandidatja Pranvera Resulaj u tha banorëve se rruga e duhur është vetëm Partia Socialiste dhe skuadra e saj fituese. Teksa listoi arritjet, Resulaj mori angazhimin për të zgjidhur një pas një problematikat që banorët kanë në zonë.

“Ne do të përmirësojmë infrastrukturën, do të bëjmë të mundur të zgjidhim problemin e ujit të pijshëm, të rikonstruktojmë banesat e vjetra. Do të bëjmë të mundur të zgjidhen problemet e legalizimit të mbetura pezull në vitet e shkuara. Ne do të vëmë në funksion administratorët e pallateve, të gjitha këto që ju i keni kërkuar gjatë takimeve tona. Projekte konkrete për më shumë sheshe të gjelbërta, parqe për fëmijët, më shumë qenda pushimi për të moshuarit. Këtë do ta bëjmë në 4 vjeçarin e ardhshëm dhe ne do t’ja dalim. Ne do tja dalim sepse jemi skuadra që shpirtin e ka te fitorja. Jemi skuadra që në Vlorë kemi për drejtues politik një njeri të shkëlqyer që njeh veç fitore. Në 25 Prill vota për Partinë Socialiste është vota për Shqipërinë, është vota e mirënjohjes për Kryeministrin Edi Rama”, u shpreh Resulaj.

Paraardhëse

Përfundon në polici gazetarja e njohur shqiptare dhe blogerja që ka thyer tabu, Arjan Çani thirrje publike

Pasardhëse

I ka dhënë fund lidhjes me Merin? Reagon për herë të parë Saimiri i ‘Love Story’ (FOTO)

Pasardhëse

I ka dhënë fund lidhjes me Merin? Reagon për herë të parë Saimiri i ‘Love Story’ (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.