• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha: Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që dështoi për 8 vite, socialistët të bashkohen me marshimin drejt ndryshimit

17 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur edhe një herë ftesës së bërë nga kryeministri Edi Rama për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve. Nga një takim që zhvilloi me banorët në Ndroq, Basha u shpreh se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me një kryeministër, i cili dështoi për 8 vite dhe nuk mbajti asnjë premtim nga ato që bëri. Kreu i PD-së tha se rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për këtë qeveri dhe kryeministrin e saj Edi Rama.

“Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo. Sepse siç e ka thënë dikur vetë, kur ke pasur 8 vite dhe nuk ke arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtetë, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën”, tha Basha.

Ndër të tjera, ai u shpreh se të gjithë duhet të bëhen bashkë pasi nuk mund të vazhdohet më me këtë qeveri në pushtet. Ai u ka bërë thirrje edhe socialistëve që t’i bashkohen marshimit drejt ndryshimit, duke mbështetur Partinë Demokratike.

“Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara, të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin. Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit. Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur më shumë vende pune dhe ulje të kostos së jetesës”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike vijoi akuzat në drejtim të qeverisë duke thënë se Ndroqin dhe shumë zona të tjera i ka lënë në harresë. Ai u shpreh se ndryshimi në vend duhet të vijë pasi të largohet kryeministri dhe qeveria e tij.

“Shikojeni Ndroqin, shikojini fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim pasur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën”, tha Basha.

Sakaq, lideri demokrat u shpreh se shqiptarët duan ndryshimin dhe këtë do ta bëjnë përmes votës së tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Ai bëri me dije se vendin e ndajnë edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se fati i vendit është vetëm në dorë të shqiptarëve.

“Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë”, tha ai.

Lideri i PD u shpreh se bashkimi i madh për ndryshim më 25 prill do të jetë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga pandemia. Ai theksoi se këto do të jenë prioritetet kryesore me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet.

“U bënë 8 vjet që shqiptarët po vuajnë nga dështimet e këtij njeriu. Ju që keni vuajtur dyfish me tërmetin dhe e keni hequr në kurriz e dini fare mirë që ky është dështimi i radhës. Tani duhet të bëhemi bashkë për ndryshim dhe më 25 prill, për rindërtimin, për rimëkëmbjen nga pandemia, të cilat janë prioritetet kryesore dhe urgjentisht do të fillojmë punën për t’iu ndihmuar. Menjëherë pas votës tuaj”, tha ai.

Paraardhëse

Merr kthesë të papritur gjyqi ndaj Llallës, ish-Kryeprokurori heq dorë nga gjykimi i shkurtuar

Pasardhëse

Rama sqaron ftesën për Bashën, këmbëngul te largimi i Metës dhe Berishës, tregon si presidenti sfidonte SHBA nga Lalëzi

Pasardhëse

Rama sqaron ftesën për Bashën, këmbëngul te largimi i Metës dhe Berishës, tregon si presidenti sfidonte SHBA nga Lalëzi

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.