• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partitë dhe kandidatët në Shqipëri shpenzojnë mijëra dollarë për reklama politike, ja kush kryeson

14 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhënat e publikuara nga Facebook për shpenzimet për reklama politike dhe sociale deri me datë 10 prill, tregojnë se partitë politike dhe kandidatët kanë shpenzuar 113,252 USD në reklama politike.

Sipas të dhënave të librarisë së reklamave me temë politike dhe sociale të publikuar nga Facebook, gjatë 30 ditëve të fundit partitë politike, kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit dhe faqje që shpërndajnë mesazhe politike kanë postuar 2573 reklama në rrjetin social Facebook.

Në total sipas raportit janë shpenzuar 123,152 USD për reklama politike dhe sociale. Por të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë që vetëm 113,252 USD janë nga parti politike, kandidatë ose faqe që shpërndajnë reklama politike, ndërsa pjesa tjetët janë reklama nga media dhe kompani që janë kategorizuar gabim nga algoritmi i Facbook.

Listën e reklamueseve më të mëdhenj e udhëheq Partia Socialiste me 394 reklama, me një vlerë totale prej 21,907 USD, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81 reklama, për të cilat ajo ka shpenzuar 11,536 USD.

Ndërkohë, kandidati që ka shpenzuar më shumë në reklama është Agron Shehaj, i cili garon për Partinë Demokratike në Tiranë. Shehaj ka shpenzuar 10,118 USD për 133 reklama.

Ajo që bjen në sy janë dhe shpenzimet e larta të disa faqeve anonime që shpërndajnë reklama politike me ton negativ ndaj opozitës ose pozitiv ndaj mazhorancës, por që nuk i lidhin shpenzimet me një parti politike ose kandidat në zgjedhje.

Për shembull, 5 faqe me reklama pro Partisë Socialiste dhe kundë PD-së [Untold Stories of Albania, Punë Punë, Pakëz Dritë, Ligj dhe Rend dhe Të jesh grua], kanë shpenzuar deri më 10 prill 19,452 USD për 341 reklama të publikuara në Facebook.

Ndërkohë, faqja Anti-Rama Social Club ka publikuar reklama me ton negativ për mazhorancën, por sipas raportit shpenzimet e saj kanë qenë minimale deri më 10 prill.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Facebook, shpenzimet më të mëdha për reklama politike dhe sociale janë bërë për të shenjestruar llogari Facebook në qarkun e Tiranës dhe atë të Elbasanit.

Raporti nënvizon se 90 nga reklamat politike të indentifikuara janë publikuar pa emrin e entitetit ose personit që i paguan.

Që nga data 25 mars, Facebook i kërkon çdo llogarie që bën reklama sociale ose politike nga Shqipëria që ato të vijnë nga reklamues të autorizuar dhe të përfshijnë njoftimin “paguar nga”./BIRN

Paraardhëse

“I trazove ujërat, njëri hoqi dorë nga unë!” Atdheu nuk ndalet, surpriza tjetër “shkrin së qeshuri” Antonelën

Pasardhëse

E turpshme! E gjeti “rastësisht” në tunel, Rama maskon operatorin e ‘Report Tv’ si militantin e PD (VIDEO)

Pasardhëse

E turpshme! E gjeti "rastësisht" në tunel, Rama maskon operatorin e 'Report Tv' si militantin e PD (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.