Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot tunelin në “Rrugën e Arbrit”. Rama premtoi se rruga do të jetë pa pages për të gjithë qytetarët.
“Kjo është një rrugë e cila bëhet me PPP për 2 arsye, së pari pasi në rast se do të shfrytëzonin buxhetin tonë do të ishte e pamundur dhe do të na duhej të spostonim shumë para nga të tjera programe të rëndësishme. Ose do të prisnim 13 vite për të bërë rrugë ose e bëjmë rrugën dhe e shlyejmë për 13 vite. Dhe arsye e dytë është se rruga do të jetë pa pagesë për njerëzit dhe mirëmbajtja do të kryhet nga kompania. Pra ne do të japim financim edhe për mirëmbajtje dhe njerëzit do ta kenë pa pagesë. Dhe autostrada Milot-Fier, e kombinuar me Milot-Muriqan, do të jetë me pagesë. Sigurisht e koordinuar me rrugë të tjera alternative”, – tha Rama.
Rama tha se Rruga e Arbrit do të sjellë një zhvillim fantastik.
“Kjo rrugë dhe ajo e lumit të Vlorës janë dy akse fantastike të një Shqipërie që nuk e njohim, kam zbuluar këtë zonë, që për 99% e shqiptarëve do jetë një parajsë tokësore ku ka varfëri se ka pasur izolim të madh dhe ku mrekullitë e natyrës mund të kthehen në një aset fantastik për të zhvilluar turizmit. Pogramet zhvillimorë të këtyre zonave janë të hapura, ne do të kemi 5000 euro për çdo emigrant që investon në shtëpinë e babës apo gjyshit”, – u shpreh Rama për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post