• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Unë kam hallin se po e takova e blej!” Gjiknuri i përgjigjet ftesës së Presidentit Meta për debat, por ka një kusht

14 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për deputet i PS-së, njëherazi drejtues politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri iu përgjigj sot në emisionin ‘Breaking’ akuzave të Presidentit Ilir Meta ndaj tij. Meta akuzon Gjiknurin për blerje votash dhe madje të njerëzve të LSI-së, siç është i pari i listës së LSI-së, Luan Rama, numri dy i kësaj partie.

Gjiknuri iu përgjigj sot edhe kërkesës së shpallur nga Presidenti Meta për të dalë në një debat.

“Unë kam hallin që po e takova Ilir Metën, e blej, meqë qenkam kaq magjistar sa më akuzojnë mua për Luan Ramën”, – tha me humor Gjiknuri.

Ftesës për debat, Gjiknuri e pranoi vetëm me një kusht, e këtë duhet ta deklarojë Meta më parë se përfaqëson opozitën lokale në Vlorë dhe se nuk është president.

“Unë jam këtu për të takuar popullin. Nëse presidenti deklarohet se ai është lideri i qarkut të opozitës, unë madje do të shkel edhe rregullin e vendosur nga partia dhe përballem, sepse ne kemi prioritet të takohemi me njerëzit. Nëse ai pranon se ai është kryetari i opozitës jam lideri i opozitës në Vlorë e nuk jam në cilësinë e presidentit, por për të drejtuar opozitën në Vlorë, atëherë unë jam i gatshëm për debat për të biseduar në lidhje me problemet dhe çfarë kemi realizuar ne për këtë qytet”, – tha Gjiknuri.

Në lidhje me akuzat se Meta takohet me subjekte të ligjit të OFL-së, pra nga bota e krimit, Gjiknuri tha se të gjithë e dinë se me cilët persona takohet kreu i shtetit.

“Unë kam informacion për shumë gjëra se çfarë ndodh në Vlorë nuk dua të hedh fakte apo për të ndarë informacione të tjera, të gjithë e dinë se kë takon presidenti dhe çfarë synimesh ka. Nuk përfaqëson më presidencën, është përfshirë rëndë në politikë. Nuk më vjen mirë se ai përfaqëson presidencën dhe nuk i takon të angazhohet në fushatë. Në mantelin e presidentit të vendit e ka përdorur atë institucion në shërbim të LSI, është kthyer në zgjatim për një shërbim informativ që ka hapur fushatë për denoncimin për blerjen e votave. Është kthyer në një kioskë universitare duke printuar dekorata të ndryshme, duke i kthyer titujt në të pavlerë. E ftoj së bashku me mikun e tij Çim Selami në Kuzbaba për drekë dhe do të qeshim më shumë me këto akuza dhe ku do ta kuptojë se sa shumë ka gabuar”, – tha Gjiknuri.

Paraardhëse

Braktisi LSI dhe shkoi te PS, deputetja shfaqet krah Ramës dhe lëshon thirrjen e fortë

Pasardhëse

Do befasoheni nga efekti pozitiv! Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni banane

Pasardhëse

Do befasoheni nga efekti pozitiv! Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni banane

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.