• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Kush mendon që duhet të kthehemi te Meta me mikun e atij, Saliun e ka gabim’, Taulant Balla apel qytetarëve nga Prrenjasi

11 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Stravaj në Prrenjas. Në fjalën e tij Balla u ndal tek objektivat që duhen realizuar në mandatin e ardhshëm.

Për numrin dy të Partisë Socialiste, mandati i ri nevojitet për të transformuar Shqipërinë. Ai tha se në 25 prill do ndajmë në çfarë drejtimi do ecë vendi.

“25 prilli nuk janë zgjedhjet e komunës, nuk do zgjedhim as kryetarin e komunës e as kryetarin e fshatit. Në 25 prill do ndajmë në çfarë drejtimi do ecë Shqipëria, jo në 4 vitet e ardhshme por në 10 e më shumë vite të ardhshme. Sepse në 25 prill do ndahet, do vazhdojmë me këtë partneritet që kemi me SHBA apo BE-në për të çuar përpara reformën në drejtësi apo do kthehemi mbrapsht prap! Dhe nëse ndonjëri mendon që duhet të kthehemi tek Ilir Meta bashkë me atë mikun e atij, Saliun, unë mendoj që e ka gabim. Mbas 30 vjetësh nuk mund të jetë ndryshimi në Shqipëri po të njëjtit njerëz. Unë dua të ju them se për ne është shumë e rëndësishme që të çojmë përpara këtë reformë. Kjo votë kësaj radhe nuk është një votë siç kemi pas çdo 4 vite. Edi Ramën duhet ta ndihmojmë edhe këtu edhe Stravaj,” – theksoi Balla.

Balla më tej gjatë fjalës së tij i ftoi banorët të mbështesin me votë kryeministrin Edi Rama, pasi në këtë mënyrë do të çohen përpara misionet historike për të cilat ka nevojë sot Shqipëria.

“Ne duhet t’i japim mundësinë Edi Ramës që të na e bëjë edhe rrugën e Stravaj por të na bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa që ka 30 vite që lufton. Prandaj unë dua që kësaj radhe të bëhemi të gjithë bashkë, të bëhemi të gjithë bashkë për të çuar përpara këtë mision historik, për ta çuar përpara këtë nevojë që ka sot Shqipëria.

Unë mendoj se ne i kemi të gjitha mundësitë. Kush mendon që Stravaj është një njësi e vogël administrative, çdo votë ka rëndësinë e vet.

Për ne është shumë e rëndësishme që kësaj radhe të bashkohemi si asnjëherë tjetër, t’i japim mundësinë Edi Ramës të bëjë për Stravajn atë që ka nis të bëjë për Shqipërinë”, – e mbylli fjalën e tij Balla.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi me biznesmenin nga Shkodra? Marina Fara i jep fund lidhjes 6 muaj pas fejesës

Pasardhëse

U largua nga “Portokallia”, Eneda Tarifa zbulon dy projektet e saj më të reja

Pasardhëse

U largua nga “Portokallia”, Eneda Tarifa zbulon dy projektet e saj më të reja

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.