• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Noizy përkrah publikisht fushatën e PS në Tiranë: Ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet për t’u admiruar

11 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për publikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë.

Reperi i famshëm ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ndalojë, as të kthehet mbrapsht, por duhet të vazhdojë përpara në rrugën e shtruar në këto 8 vite nga socialistët, teksa nuk e ka fshehur mbështetjen edhe personale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

“Është koha që të ecim përpara! Nuk kemi mundësinë ne si shqiptarë të kthehemi mbrapa. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat më kryesore që duhet të mbështesim. Siç e tha edhe Lali Eri që duhet të punojmë fort, duhet të kemi vetëm pozitivitet në jetën tonë. Unë kam pasur mbështetje jo vetëm nga ana politike, por edhe si shok dhe prandaj kam ardhur sot këtu ta suportoj. T’i them që, ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë me të vërtetë për t’u admiruar, diçka që Shqipëria ka pasur nevojë faktikisht. Uroj që ta fitoni, sepse siç e thashë, mbrapa nuk mund të shkojmë. Është koha për të ecur vetëm më përpara dhe këtë mund ta bëni mirë vetëm ju. Paçi fat dhe ju faleminderit të gjithëve që e suportoni mikun tim, shokun tim Erionin,” u shpreh ylli i repit Rigels Rajku.

Kryebashkiaku Veliaj, duke vlerësuar për mbështetjen edhe publike që po i jep Partisë Socialiste u shpreh se Noizy është produkt i artistëve që ia kanë dalë vetë në jetë.

“Është produkt i atij që ia del vetë, i atij që shkon në emigracion, i atij që punon fort, i atij që frymëzon njerëz, i atij që nuk dorëzohet kurrë,” tha Veliaj duke e cilësuar një shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë se në Shqipëri po të punosh çdo ditë dhe të mos dorëzohesh, mund t’ia dalësh dhe të kesh një histori suksesi.

Paraardhëse

Basha bën deklaratën surprizë para demokratëve të Librazhdit (VIDEO)

Pasardhëse

Në një dasmë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, këngëtari Devis Xherahu tregon eksperiencën

Pasardhëse

Në një dasmë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, këngëtari Devis Xherahu tregon eksperiencën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.