• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela “plas bombën”, paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

10 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
813
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në Shqipëri. Sipas Ngjelës, do të ketë arrestime politikanësh dhe ministrash dhe këtë gjë e tregon shumë qartë Yuri Kim.

Deklarata e Ngjelës:

“Pavarësisht se reforma në drejtësi është vepër e politikës amerikane për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni oriental që po e sundon në një shekull; në historinë e re të Shqipërisë të çliruar, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, do të nderohet historikisht si një reformatore e madhe në ndihmë direkte të shoqërisë shqiptare, dhe si një zonjë me moral të lartë që ka ndihmuar drejtpërdrejti në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, ajo po tregon se, edhe si një diplomate me vullnet të të hekurt, po iu jep shqiptarëve në Shqipëri mundësinë për të vendosur drejtësinë shoqërore. Dhe kjo nuk është pak.

l.

Në lidhje me atë që shprehëm më lart, qëndrimi i saj i djeshëm me theks të hapur për reformën në drejtësi, e vendosi atë përfundimisht në Historinë e re të Shqipërisë. .

Yuri Kim u shpreh hapur se reforma ne drejtësi është detyra e saj kryesore dhe ajo do të shkojë kësaj çështjeje deri në fund.

Pyetja që na duhet të ngremë këtu është kjo: a ka mundësi që ambasadorja e superfuqisë botërore t’u zotohet shqiptarëve në emër të Shteteve të Bashkuara dhe ky zotim të jetë i kotë? Kjo është një pamundësi absolute.

Por me anë të saj kuptohet qartë se, për politikën amerikane, çështja e reformës në drejtësi, është një çështje e mbyllur: ajo do të shkojë deri në fund; dhe, bashkë me të, edhe reforma antikorrupsion në rrethet e larta të politikës shqiptare.

ll.

Pse po tregohet kaq aktive ambasadorja e Amerikës në Tiranë, dhe pse pikërisht tani?

Kjo na jep të kuptuar se, ndërkohë që SPAK është i ngritur tashmë, arrestimi dhe goditja penale kundër të korruptuarëve të nivelit të lartë politik në Shqipëri, është shumë e afërt.

Sidomos pas skandalit të kontrollorëve ajërorë të Aeroportit të Rinasit, që kërkuan të bllokonin ardhjen e trupave ushtarake amerikane në Shqipëri. Pikërisht për këtë, çështja është bërë shumë e mprehtë, se në këtë ndërmarrje kriminale që të çon drejt terrorizmit, ka fakte si prova që në të ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Por, arsyeja faktike nuk e përjashton as mundësinë e pjesëmarrjes në të edhe të shërbimit sekret rus.

Pikërisht për këtë, na del në pah lidhja midis ngjarjes së Rinasit dhe ashpërsisë së fjalës së djeshme të ambasadores Yuri Kim, në lidhje me antikorrupsionin dhe sigurinë që ajo dha edhe për suksesin e pritshëm të reformës në drejtësi”, shkruan Ngjela.

Paraardhëse

Rama nuk i kursen “thumbimet”: Mos iu duket çudi që Meta dhe Leskoja një ditë të pirë të dekorojnë dhe Ismail Qemalin

Pasardhëse

E ëma e të ndjerit Sokol Olldashi prek me mesazhin (VIDEO)

Pasardhëse

E ëma e të ndjerit Sokol Olldashi prek me mesazhin (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.