• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërtusha zbulon arsyen: Peshku ishte qelbur nga koka. Hemoragjia nga Partia Socialiste është e dukshme në të gjithë vendin

10 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
180
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kaloi nga Partia Sociliste tek Partia Demokratike, bëhet fjalë për ish kreun e FRESH në qytetin e Durrësit, Ardit Kërtusha. I ftuar në studion e lajmeve të Fax news, Kërtusha  tha se në PD ka shkuar pikërisht sepse i është hapur rruga të rinjve, dhe është forca politike që e kërkon integrimin në BE.

Sipas Kërtushës në PS janë shpërfillur të gjitha strukturat, dhe Durrësi do të jetë një nga qytetet që do të bëjë rotacionin e madh politik në vend.

Deklarata e Kërtushës:

“U largova nga PS për shkak të lidershipit të gabuar, si mund ta jepnim ne kontributin në PS në një kohë kurna shpërfillin. Rama bëri një shpërfillje totale të të gjitha strukturave. Partia Socialiste ishte një aset për Shqipërinë, por ajo që ndodhi me Rilindjen ishte një zhgënjim total, unë e kam provuar në kurrizin tim se çfarë do të thotë të jesh i sulmuar. Unë mendova fillimisht se problemi ishte Dako, por më pas u kuptua se peshku ishte qelbur vetë nga koka, nuk i interesonte se çfarë po ndodhte në PSnë e Durrësit. Bëri favorizimin e stablishmentit të neveritshëm.

Menjëherë pas zgjedhjeve të pushtetit qëndror ne duhet të bëjmë zgjedhjet për pushtetin lokal, pasi në Durrës është bërë një katrahurë e vërtetë. Unë i thashë zotit Basha, që shkova në PD vetëm sepse është një parti që u krijua nga rinia, klima e rënduar kanë bërë që rinia të largohet dhe të shkojë në rrugën e emigracionit. Rinia është ajo që bën ndryshime më të mëdha. Në PS ne nuk kishim një forum, që të rinjtë të përgatiteshin për të qenë politikanë të ardhshëm, nuk duan që tiu hapet rruga njerëzve të thjeshtë, ata duan të kontrollojnë të ardhmen.

Patjetër që ka ardhur momenti që të ketë një rrotacion, do të japë Durrësi një mesazh për të gjithë Shqipërinë, do ta përkthej zhgënjimin me një votë masive, u bëj thirrje të gjithëve që të ruajmë procesin e votimit. Ne do të jemi aty për të mbrojtur dhe vëzhguar atë proces, flitet për radha masive që njerëzit të mos dalin në votime, kjo do ti shërbente vetëm mazhorancës.

Hemoragjia nga PS është e dukshme në të gjithë vendin, jo vetëm në Durrës, këtu do jemi dhe do ta komentojmë rezultatin dhe pas zgjedhjeve. Ka ikur koha e fasadës, por tashmë ka ikur koha e saj, i iku boja shpejt, fasada shkërmoqet shumë shpejt.

Sot ne kemi nevojë për një lider normal, kaq, ne duam një lider normal që merre vendime për një Shqipëri normale“, u shpreh Kërtusha.

Paraardhëse

Duka: Vizioni i Bashës bazohet tek të rinjtë e talentuar shqiptarë kudo që ndodhen

Pasardhëse

Albano Bogdo zbulon se kë do të votojë për zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

Albano Bogdo zbulon se kë do të votojë për zgjedhjet e 25 prillit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.