• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse nuk po shfaqet ish-kryeministri gjatë fushatës së PD-së? Frrok Çupi nxjerr ‘informacionet e fshehta’, paralajmëron arrestime që do të tronditin politikën shqiptare

9 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
12.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti njohur Frrok Çupi ka paralajmëruar zhvillime që do të tronditin politikën shqiptare. Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, ku përmend dhe bllokimin e Rinasit ku ‘strumbullari’ i asaj ngjarjes, sipas Çupit ishte Meta, do të ketë arrestime në nivele të larta.

Ai tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka izoluar ish-kryeministrin Sali Berisha.

Analiza e Frrok Çupit:

“A na bëjnë sytë apo janë këta që përplasen me vetveten?! Kërcënojnë, komplotojnë, vetëflijohen, shesin ajër… Para një ore, Lulzim Basha u kthye në vendin e krimit, te Teatri Kombëtar dhe nënshkroi prapë marrëveshjen: ‘Do ta ndërtoj siç ka qenë në vitin 1939”. Kjo është hera e dytë që nënshkruan për një epokë të vdekur.

Çfarë po ndodh, a duhen pastruar syzet, apo këta janë?…

I njëjti konvulzion si i George Orwell kur e konstatoi së prapthi vitin kur jetonte; shikonte një tjetër luftë me vetveten dhe shënonte ‘Viti 1984’ në vend të ‘1948’. Më duket sikur jam në akuarium, stërkalat vijnë prej të të njëjtit lloj kafshe e përplasen në qelq.

Po përplasin bishtin ata që ishin, ja kjo është. Dinozaurët qenë krijesat e para, më të mëdhatë e botës, por që edhe këta ditën e fundit nisën të godasin me bisht. Sado me pushtet qofshin, ditën e keqe kur nuk ka më fuqi, krijesa godet me pjesën e fundit të trupit.

Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’… Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati. Por të paktën ky është i butë edhe kur godet me bisht. Më të rëndat i ka pasur goditjet ndaj liderit të tij e paraardhës , njëkohësisht. Luli e ka izoluar Berishën, të paktën hë për hë. Berisha as shfaqet në mitingje, as lejohet të flasë në emër të PD për vaksinat, as pasardhësit nuk i shfaqen në publikun politik.

Vetë Berisha, me sa duket ka rënë; as gishtin nuk e ngre dot më. ‘Të zë e jotja!’, thotë populli. U bënë shumë, që nga viti 1992 kundër pasurisë kombëtare, kundër Drejtësisë, kundër kursimeve të shqiptarëve, kundër popullsisë së Jugut; kundër dëshmitarëve dhe kundërshtarëve; kundër protestuesve; pro të ligës… As me bisht nuk godet më.

Kryetari i PD më shumë po ruhet nga bishti i Metës.

Goditja e fundit e Ilir Metës ishte goditja e Rinasit: Kamikazët e tij bllokuan hapësirën qiellore duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve, trafikun botëror ajror, ardhjen e vaksinave andti- covid… Për fatin tonë të mirë, bishti i Metës kapi Amerikën. Amerika ka planifikuar stërvitjen militare më të madhe në vendin tonë dhe aeroporti do të përdorej; Meta e bllokoi bash në këtë ditë. A donte ‘kafsha politike’ që të godiste Amerikën? (Prisni- prisni!- pat deklaruan e shoqja Monika- Meta është kafshë politike e tmerrshme!). Po të mos i drejtohej Amerikës, ishte pa vlerë se çfarë mund t’u bënte shqiptarëve! Kundër amerikanëve është betuar se do t’i kapë ‘për veshi’, por kjo ka ndodhur kohë më parë, kur nuk e kishin lëshuar të gjitha fuqitë. Edhe Reformën e Drejtësisë e ka goditur disa herë saqë e ka lëshuar përtokë por prapë është ngritur. Ka goditur Kushtetutën, ka lënë postin e presidentit dhe është angazhuar hapur në fushatën politike për partinë e gruas; ka goditur zgjedhjet e kaluara; ka goditur me grushte policinë; ka goditur stabilitetin e vendit, ka dalë i dehur me raki…

Goditja me bisht ishte e fundit, në Rinas: . Të tre liderët e opozitës u tradhtuan nga brenda dhe e përdorën ‘bishtin’ para kohe. Ata ishin betuar se atë pak fuqi që ka mbetur do ta kishin për ditën e zgjedhjeve të 25 prillit; por edhe ky shans ra.

Pse nuk ka më shans tjetër?

E para, se bie dinastia e keqe e pushtetit të vjetër. Këta kanë tre dekada që i bëjnë namin vendit dhe individit, që nga grabitja deri te krimi- krim. Kësaj here, me humbjen e 25 prillit, çmontohen.

E dyta, se sapo të ulin bishtin, dikush do të trokasë në derën e tyre me një letër nga Prokuroria e Drejtësisë së re. Nuk ka mundësi që nga kjo botë dikush të largohet pa u falur para vdekatarëve të tjerë të gjallë.

E treta, se nuk e kanë kohën me vete; natyra ka ligje. Është një fosil i dinozaurit në ujërat e njërës nga shpellat më atraktive turistike të Sllovenisë, shfaqet i vogël sa një peshk cironkë; është edhe i fundit. Aq ka mbetur.

Edhe stërkalat e bishtave të tyre në faqet e akuariumit do të pushojnë së rrahuri…”-shprehet Cupi.

Paraardhëse

Kryemadhi feston 47-vjetorin e lindjes, Basha me bashkëshorten i bëjnë dhuratën e bukur (FOTO)

Pasardhëse

Jasmina bën deklaratën e papritur për Andin, Olsa Muhameti paralajmëron surpriza

Pasardhëse

Jasmina bën deklaratën e papritur për Andin, Olsa Muhameti paralajmëron surpriza

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.