• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Do ketë arrestime!” Rrëfehet Spartak Braho, tregon rolin e Fatos Nanos në ndarjen e PS nga LSI dhe lëvizjet që bëri Ilir Meta

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste Spartak Braho ka prezantuar librin e tij, të titulluar “Masakroni Servet Pëllumbin”, ku përshkruan aktivitetin e tij politik, por dëshmon edhe për ngjarjet e vitit 1997.

“Kam shkruar librin ‘Masakroni Servet Pëllumbin’. Titulli është simbolik, bën fjalë për terrorin që ka ushtruar në atë kohë Sali Berisha, në atë kohë si president. U vu në rrezik edhe jeta e Pëllumbit, për të cilin ruaj respekt të veçantë. Në libër tregohet aktiviteti im politik si deputet nga viti 1997, kam qenë prezent në të gjitha ngjarjet e atyre viteve. përshkruhet ngjarja e heqjes së imunitetit të Berishës, përshkruhet grushti i shtetit, kam bërë akt-akuzën për Berishën për ngjarjet e 1997 dhe grushtit të shtetit të 98’. Janë zhvillimet në vitet 2000, ka mbresa nga qeveria socialiste, ka për Ramën, ka kujtime për Metën, ka edhe për një miss Italia të vitit 1950, ka qenë një arbëreshe, shqiptare. E gjeta në Romë dhe ishte plakur”, tha Braho.

Spartak Braho nënvizon se është në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, pasi ka qenë një kërkesë e veteranëve.

“Unë kam marrë pjesë në listën e kandidatëve, vetëm se është kërkuar nga ana e veteranëve. Unë rrjedh nga një familje, ku kam 3 dëshmorë në familje, jam lindur në një krahinë, që ka qenë lavdia e historisë së Shqipërisë, ku e para çetë që u krijua partizane është në Skrapar. Im atë ka qenë partizan. Jam dhëndër në familjen e Yllajve të Skraparit, që janë lavdia e rrethit, edhe Fidelin e kam njeriun tim.

E kam thënë se jam për të ndërtuar rrugën Berat – Skrapar. Kemi president nga Skrapari, edhe deputetë e nuk është bërë kjo rrugë. Rama më tha se do ta bëjmë këtë rrugë. I kam thënë Veliajt se nëse rruga nuk bëhet në gjysmën e mandatit të parë, do të iki. Dua të përfaqësoj skraparllinjtë që jetojnë në Tiranë. Uroj t’i ngjaj babait tim. Jam numri 28 në Tiranë”, u shpreh Braho.

Më tej, Braho vlerësoi se reforma në drejtësi ka “ndarë” Ramën dhe Metën, duke shtuar se SPAK mund të vijojë me arrestimet e para.

“Ndarja e LSI nga PS ka qenë ndarje nga Fatos Nano e jo nga Partia Socialiste. Ishte protestë ndaj Nanos. Ne që ishim thelemues të LSI-së na nxorri nga lista, mua më nxorri, Bashkim Finon, Ndre Legisin, Ilir Metën. Meta zgjodhi rrugë tjetër. Degraduan motivet për të cilat u krijua ajo parti. PS dhe LSI dhe janë parti krejt të ndryshme në filozofi. Reforma në drejtësi ka “ndarë” Ramën dhe Metën. Sali Berisha ka frikë nga drejtësia, sepse është deri në fyt. Nuk është çudi që SPAK të nisë me Berishën”, deklaroi Braho.

Po ashtu, Braho tha edhe se presidenti aktual, edhe pse është politikan karriere, nuk ka bërë asgjë për Skraparin, vendlindjen e tij.

“Meta të kishte bërë rrugën nga Berati në Çorovodë. Meta nuk e njeh historinë e Skraparit. Të jesh president nga Skrapari do të thotë të kesh burrëri e jo burrëri duke bërtitur, duhet të jesh human, të mos i përdorësh njerëzit me pragmatizmin tipik të Metës, se ka ngelur në presidencë pa asnjë skraparlli. Meta i ka hipur një kali. Abaz Aliu e nxjerrtë andej shëndoshë. Kostumi i presidentit nuk është ai”, u shpreh Braho.

Paraardhëse

Ish-deputeti i Kuvendit përplaset me makinë te stadiumi ‘Air Albania’, automjeti përfundon në dyqan (FOTO)

Pasardhëse

Spartak Braho bën deklaratën e papritur: Basha duhet futur në burg një orë e më parë

Pasardhëse

Spartak Braho bën deklaratën e papritur: Basha duhet futur në burg një orë e më parë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.