• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Me PD në pushtet, Vlora zhduket”, Damian Gjiknuri del me paralajmërimin e fortë

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
250
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtuesi politik i PS për Vlorën Damian Gjiknuri, gjatë një takimi që zhvilloi më banorët e Rajonit nr.1 vuri në dukje investimet që janë bërë në këtë zonë dhe premtoi se në mandatin e tretë ajo do të transformohet tërësisht.

“Zona ka njohur investime të cilat e kanë ndryshuar standardin e jetesës së banorëve. Ju jeni vet dëshmitar se si ka qenë kjo zonë, por në këtë mandat të tretë qeverisës janë të shumta projektet të cilat do ta transformojnë tërësisht zonën e Ish- Fabrikës së Çimentos, si vijimësi e punëve konkrete që kanë nisur”, – theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, rehabilitimi i aksit rrugor që të çon drejt Ish- Fabrikës së Çimentos ka lehtësuar së tepërmi edhe punën e të gjitha bizneseve që operojnë në këtë zonë.

“Instalimi i ndriçimit në të gjithë bllokun e banimit është një investim i cili po i jep fund errësirës totale gjatë orëve të mbrëmjes që pushtonte të gjithë zonën. Është parashikuar edhe realizimi i projektit infrastrukturor për zonën industriale, aty ku operojnë shumë biznese prodhimi, një investim rrënjësor në sistemin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, gjelbërim dhe ndriçim të gjithë zones”, – theksoi Gjiknuri.

Teksa bëri thirrje për një votë masive në mbështetje të Partisë Socialiste në 25 Prill, Gjiknuri tha se vota duhet të jetë përtej partive politike, duke mos u joshur nga premtimet e jashtëzakonshme, por duke u bazuar në punë konkrete, në gjithçka të bërë deri më tani.

“Vota për Partinë Socialiste është votë për familjet tuaja, është shpërblim ndaj Kryeministrit Edi Rama i cili është i vetmi që çdo premtim të dhënë për Vlorën e ka bërë realitet. Vlonjatët janë dëshmimtarët konkretë të regresit që mund të sjellë Partia Demokratike nëse merr drejtimin e vendit. Me të djathtën në pushtet, jo vetëm që Vlora nuk do të figurojë në hartën e investimeve por gjithçka e nisur do të kthehet në regres.

Ne kemi vërtetuar që jemi të vetmit me ju dhe për ju, për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës dhe të çdo zone ku domosdoshmërisht duhen investime infrastrukturore. Vota për Partinë Socialiste, mbështetja juaj masive, është e vetmja siguri për të bërë realitet vijimin e trasformimit rrënjësor të Vlorës për të vijuar t’I kthejmë të gjithë qytetit dhe lagjeve periferivke lavdinë që Partia Demokratike ia mohoi për vite të tëra”, – u shpreh ai.

Banorët e zonës së Ish- Fabrikës së Çimentos duke shprehur mirënjohjen e thellë për çdo punë konkrete të bërë në Vlorë në këto dy mandate qeverisëse të Partisë Socialiste pohuan se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka faktuar me punë konkrete programin e vet qeverisës.

Paraardhëse

“Thumbin apo mjaltin?” Çfarë thotë pas “sherrit” Bes Kallaku për Ermal Mamaqin, si janë marrëdhëniet e dy personazheve

Pasardhëse

“Po ju mbaron vaji i kandilit”, Spaho paralajmëron ashpër Ramën dhe Peleshin pas telefonatës së sotme në makinë: Boll mashtruat

Pasardhëse

“Po ju mbaron vaji i kandilit”, Spaho paralajmëron ashpër Ramën dhe Peleshin pas telefonatës së sotme në makinë: Boll mashtruat

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.