• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“E gjeta Saliun të përlotur në zyrë”, Bamir Topi nxjerr prapaskenat politike dhe plas deklaratën e fortë (VIDEO)

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.5k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti, Bamir Topi ka bërë një rrëfim të hapur për karrierën e tij politike pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë së krijuar prej tij FRD-së.,

Ndër të tjera, Topi bëri një rrëfim edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij është një ndër personat të cilët ka kontribuar më shumë në politikën shqiptare.

“Një njeri serioz, i motivuar për punën e tij”, – ky ishte përshkrimi o Topit për të, mirëpo me kalimin e viteve politika shqiptare degradoi dhe vetë Berisha u përfshi në atë rrjedhë.

“Sipas meje Berisha është një person me kontribute të forta në politikën shqiptare. Ka qenë në sytë e mi dhe të intelektualëve në përgjithësi një njeri shumë serioz. Një njeri që ishte vështirë të përzihej serioziteti qoftë edhe me momente humori, pra ishte një njeri jashtëzkonisht i motivuar në punën e tij. Pastaj me kalimin e kohës, politika shqiptare në përgjithësi degradoi. Ju keni parë ngjarje të cilat lidhen me Parlamentin shqiptar që çdo person që del aty del pa “Rr” para opinionit publik. Mund të them që edhe vetë Berisha në një farë mënyre pati degradimin e tij në sjelljen publike. Pra, ndryshe ka qenë Berisha në fillimet e tij një lider shumë serioz ku vulgariteti nuk gjente vend , pastaj me kalimin e viteve si duket edhe nervat ju prishën nga debatet dhe nga mënyra se si po zhvillohej politika në Shqipëri, por politikani sjelljen e vet e ka me vete. Tek e fundit çdo njeri e di mirë se si i përdor instrumentet e tij dhe mesa duke tani ka gjykuar që duhet të sillet në këtë mënyrë” – tha Topi në një intervistë të dhënë për emisionin “Kojshia Show”.

Ndër të tjera Topi kujtoi dhe momentin se si e ka parë Berishën në vitin 1997 kur në Shqipëri kishte nisur lufta civile dhe ai la postin e Presidentit.

Topi rrëfen momentin kur shkoi në zyrën e Berishës për ta përshëndetur dhe gjendjen morale të rënduar të ish-kryeministrit.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë që lidhet me 97. Më kujtohet që ka qenë dita kur Berisha la Presidencën për tu kthyer te Partia Demokratike. Kam shkuar në mbrëmje për ta takuar për ti demostruar në mënyrë shumë të natyrshme solidaritetin human të kolegut duke i thënë që shtëpia ime është 200metra larg nga Selia, sepse në atë kohë jetoja në qendër të Tiranës. Unë jam për ty çdo minutë të 24 orëshit vi menjëherë, llogarit një mik. Nuk ka patur hipokrizi pasi ka qenë një ditë shumë e vështirë” – shton ish-presidenti duke risjellë dhe njëherë atë që ka shkruar në librin e tij “Nocturn” që Berisha “U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar” – tha Topi ndër të tjera.

VIDEO:

Paraardhëse

Çiljeta Xhilaga ndryshon pamje, vështirë ta njihni pas këtij ndryshimi (FOTO)

Pasardhëse

“Nuk ta jap votën! Harrojeee!”, kryeministri Rama del jashtë ‘parashikimeve’, i jep përgjigjen e papritur qytetarit të revoltuar

Pasardhëse

“Nuk ta jap votën! Harrojeee!”, kryeministri Rama del jashtë ‘parashikimeve’, i jep përgjigjen e papritur qytetarit të revoltuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.