• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria, ndër 10 vendet e para në botë që ka më shumë gra në qeveri

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh politik.

Harta është publikuar së fundmi nga Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e UN Women dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU).

Sipas raportit, nga e drejta për të votuar, te zotërimi i pasurisë dhe pronave, të drejtat ligjore dhe ekonomike të grave kanë bërë një rrugë të gjatë. Por, edhe pse gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë globale, ato nuk janë gjithmonë të përfaqësuara në nivele më të larta të qeverisjes. Vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar.

Pesë shtetet ku gratë kanë fuqinë më të madhe politike janë:

Pas Austrisë renditet Peruja (55%), Suedia (54.9%), Ruanda (53.6%) dhe në vendin e nëntë është Shqipëria (53.3%), e ndjekur nga Franca (52.9%).

Në shtetet e rajonit, pesha e grave që kanë poste ministresh mbetet e ulët, në rreth një të pestën e totalit. Bosnja dhe Hercegovina ka 22.2% të ministreve si gra. Po të njëjtën përqindje ka dhe Mali i Zi. Maqedonia e ka 21.7%, ndërsa Serbia 19.1%, ndonëse kjo e fundit e ka kryeministren femër.

Në fund të listës, nëntë vende kanë 0% gra në kabinetin e tyre kombëtar, të tilla si Arabia Saudite dhe Tajlanda.

Sipas raportit, nga Indira Gandhi te Margaret Thatcher, shumë gra kanë mbajtur pozicione drejtuese të shquara dhe me ndikim në të kaluarën, duke shërbyer si një forcë kthese për ekonominë globale.

Aktualisht, ka vetëm 24 vende me një kryetare femër në qeveri, si kryeministre apo presidente. Maia Sandu e Moldavisë është më e fundit që caktohet në një rol presidencial që nga dhjetori i vitit 2020.

Bangladeshi, Barbadosi, Danimarka, Estonia, Etiopia, Finlanda, Gabon, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Islanda, Lituania, Moldavia, Namibia, Nepali, Zelanda e Re, Norvegjia, Serbia, Singapori, Sllovakia, Togo, Trinidad dhe Tobago, Tajvani, kanë femra si presidente apo kryeministre.

Si kancelare e Gjermanisë, Angela Merkel ka mbajtur mandatin më të gjatë radhazi nga të gjitha gratë kryetare të shteteve / qeverive. Me 15 vjet në pushtet, Merkel shihet kryesisht si një udhëheqëse de facto e Europës. Sidoqoftë, ajo synon të heqë dorë nga posti i kancelares pasi mbaron mandati i saj në shtator 2021.

Që nga viti 1946, Zvicra ka pesë kryetare totale femra të zgjedhura ose të emëruara ose në qeveri – më të lartat e çdo vendi. Simonette Sommaruga, presidentja më e fundit femër e kombit, u largua në fillim të këtij viti, duke dalë nga kjo listë.

Ndërsa gratë kanë bërë hapa përpara në arritjen e potencialit të tyre politik në të gjithë botën, është interesante të theksohet se ato përgjithësisht e kanë më të vështirë të ngjiten në detyrë në vendet më të mëdha krahasuar me ekonomitë më të vogla.

Për shembull, Estonia është vendi i parë që ka dy kryetare femra, me postet e presidentit dhe kryeministrit. Në kahun tjetër, shumë vende të tjera kurrë nuk kanë pasur qoftë edhe një femër kryetare të shtetit.

Së fundmi, Forumi Ekonomik Global, e rendiste Shqipërinë në vendin e 25 në botë nga 156 shtete, në Indeksin e Hendekut Gjinor të vitit 2021, me rënie pesë vende nga viti i mëparshëm. Hendeku gjinor në Shqipëri është më i ulët edhe se në shtete të zhvilluara të Europës, si Italia, Spanja, apo Danimarka. Në rajon, jemi të dytët pas Serbisë, që renditet e 19-a.

Shqipëria, deri tani, ka mbyllur 77% të hendekut gjinor, nga 89% që e ka shteti me më pak diferenca gjinore në botë, që është Islanda dhe 68% që është mesatarja globale. Shqipëria e ka treguesin më të mirë në fuqizimin politik, ku renditet e 30-a.

Paraardhëse

Basha i jep ‘goditjen’ e radhës Sali Berishës, bën premtimin e madh publikisht: Nëse nuk e zbatoj, s’do të kërkoj mandat të dytë

Pasardhëse

Surprizon Lulzim Basha, shfaqet herët në mëngjes në emisionin e njohur televiziv dhe ka një mesazh

Pasardhëse

Surprizon Lulzim Basha, shfaqet herët në mëngjes në emisionin e njohur televiziv dhe ka një mesazh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.