Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me kryesinë e shoqatës “Durrësi” tregoi atë se çfarë i kanë thënë drejtues apo ish-drejtues të PS.
Sipas tij, socialistët nuk po e shikojnë me veten në atë parti, ku nuk mund të prodhohen të mira për komunitetin.
Deklarata e Bashës:
“Me këto fjalë që ju drejtohem sot më janë drejtuar socialistë të thjeshtë dhe drejtues apo ish-drejtues të PS këtu nga Durrësi, që më kanë thënë ‘ne nuk e gjejmë më veten në atë parti. Ne jemi të majtë, kemi qenë kundërshtarët tuaj politikë, por ne nuk e gjejmë më veten në një parti ku sado të kontribuosh nuk prodhon dot të mira për komunitetin’”, u shpreh Basha.
Diskutime rreth kësaj post